Reperi i njohur Betim Januzi, i njohur ndyshe si Buta është lënë në paraburgim për një muaj, nga Gjykata Themelore në Ferizaj.
Bazuar në njoftimin e gjykatës, bëhet fjalë për një konflikt mes dy personave, i cili ka përfunduar deri në përdorimin e armëve të zjarrit.
Kjo ngjarje ka rrezikuar jetën e personave përreth.
Ndaj Butës ekziston dyshimi se ka shkaktuar rrezik të madh për pasurinë dhe jetën e njerëzve, pasi ka qëlluar dy herë më armë.











