Kompania që një javë më parë futi në Big Brother VIP Albania lopën “Murra” që bëri bujë me kapërcimin e gardhit por dhe tratimin që pati nga banorët, ka gjetur një shaka shumë “fine” për të uruar “Ditën e Gënjeshtrave”.
Me anë të një story në Instagram, ata njoftojnë se “Murra” ka ngordhur!

Por pak çaste më pas ata zbulojnë se gjithëçka ishte një shaka për 1 Prillin, dhe lopa mund të ngordhte vetëm për mërzinë nga mosprania e banorëve.
