Një ditë pas prezantimit të draftit për referendumet, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i ka shkuar në zyrë kryeministrit Edi Rama.
Burime bëjnë me dije se fokusi i takimit ka qenë strategjia e komunikimit.
Pjesë e këtij takimi kanë qenë gjithashtu edhe zv/kryeministrja Albana Koçiu, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, si dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili.
Ndërkohë, në orën 10:00 pritet të nisin takimet e kryeministrit Rama me ministren Delina Ibrahimaj dhe stafin e saj.











