Një ngjarje prekëse dhe tejet domethënëse ka ndodhur së fundmi në qytetin e Pejës, ku Florina Sadiku, punonjëse prej vitesh në Drejtorinë për Kulturë në Komunën e Pejës, ka bërë një akt të rrallë dashurie dhe sakrifice – ajo i ka dhuruar një veshkë burrit të saj.
Ky gjest i jashtëzakonshëm është vlerësuar lart nga qytetarët e Pejës, duke e cilësuar si shembull të rrallë të dashurisë, përkushtimit dhe guximit.
Lajmi është bërë i ditur edhe në emisionin e mëngjesit “Ora 7” në Klan Kosova, ku korrespodenti Valdrin Daci dha më shumë detaje për rastin. Ai foli gjithashtu edhe për një tjetër ngjarje të ngjashme, ku doktorit Besnik Ibraj iu dhurua veshka nga vëllai i tij.
Të dyja këto raste kanë prekur zemrat e shumë njerëzve dhe janë përmendur si shembuj frymëzues të humanizmit dhe solidaritetit brenda familjes. Këto histori jo vetëm që rikujtojnë rëndësinë e mbështetjes familjare, por edhe fuqinë e dashurisë dhe sakrificës në momente vendimtare të jetës.