PD zbret në Bulevard, në një protestë kombëtare kundër Qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit bllokoi heqjen e imunitetit për Belinda Ballukun, duke refuzuar kërkesën e SPAK për arrestimin e saj.
Opozita nis kështu stinën e protestave kundër Ramës, siç është njoftuar nga kryedemokrati Sali Berisha. Lideri i PD ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se po nuk u largua kryeministri Edi Rama, opozita rrezikon të shkrihet.










