• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 20 Gusht, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Nga uniformat e reja për policët deri te sistemi i kamerave, ministri Hoxha ndan planet për shpenzimet e buxhetit të ri

5 Nëntor, 2024
tek Aktualitet, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka marrë pjesë ditën e sotme i pranishëm në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, ka ndarë planin për buxhetin e parashikuar për këtë sektor, i cili sipas tij do jetë rreth 31 miliard lekë më shumë se këtë vit.

Ministri Hoxha u shpreh se një rritje kaq e madhe e buxhetit të Ministrisë së Brendshme, do të mund të bëjë realizimin e disa objektivave që lidhen me garantimin e rendit dhe sigurisë publike, dhe financimin e disa projekteve në fushën e teknologjisë për Policinë e Shtetit. Hoxha tha se efekti financiar i kompensimit ushqimor të punonjësve blu do të jetë rreth 1 miliard lekë. Ai shtoi se do të ketë ndryshim të uniformave të punonjësve të policisë, me qëllim për t’u bërë më të ngjashme me ato evropiane. Sipas Hoxhës buxheti do të mund të angazhojë strukturat blu për garantimin e procesit të zgjedhjeve parlamentare 2025.

Fjala e ministrit Hoxha:

Lexo edhe:

A janë rikthyer Egli dhe Gjesti? Një detaj në foton e fundit ndez thashethemet!

Zhduket në mënyrë misterioze ish-zv. Drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima nuk dihet ku është

Në vlera nominale, buxheti i ministrisë së brendshme është rreth 31 miliard lekë, ose rreth 50 milionë euro më shumë krahasuar me vitin 2024. Siç e shikoni, është një shtesë shumë e madhe që ne marrim këtë vit për të përmbushur misionin tonë të Ministrisë së Brendshme.

Buxheti garanton mbështetjen financiare për ushtrimin e përgjegjësive, të strukturave, në funksion të realizimit të objektivave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe parashikon financimin e disa projekteve të rëndësishme në fushën e teknologjisë dhe informacionit për strukturën e Policisë së Shtetit.

Sa i përket shpenzimeve, përveç pagave, mbulohen shpenzimet e personelit e në mënyrë të veçantë pagesa mbi kohën e punës, orët e natës, orët shtesë, e të gjithë strukturave të Policisë së Shtetit.Efekti financiar i kompensimit ushqimor të punonjësve të Policisë së Shtetit për rreth 1 miliard lekë

Efekti financiar për fillimin e projektit të ri për uniformën e Policisë së Shtetit, pasi për këtë uniformë aktuale kontrata e uniformës dhe e kompanisë, e cila ka marrë përsipër hartimin dhe prodhimin e uniformave përfundon në 31 dhjetor të vitit 2024. Uniforma e re ka si qëllim përmirësimin dhe rimodelimin e cilësisë, si dhe duke pasur një dizajn të përcaktuar në procedurat standarte, duke u homuloguar me të gjithë uniformat e policive evropiane

Gjithashtu, buxheti i vitit 2025, garanton shpenzimet e domosdoshme mirëmbajtje pajisjesh e sistemesh të teknologjisë dhe informacionit, blerje materiale e shërbime të tjera, por në mënyrë të veçantë, garantohet angazhimi i strukturave policore në garantimin e procesit për zgjedhje parlamentare për vitin e ardhshëm. Shpenzime për investime, janë parashikuar më shumë se 2.8 miliard lekë, me një rritje prej 51% në raport me planin e buxhetit për vitin 2024.

Projektbuxheti që prezantojmë sot, siguron financimin e një projekti tepër të rëndësishëm, një nga projektet më të mëdhaja të sigurisë kombëtare, “Sistemin e kamerave dhe digjitalizimin në administrimin e Policisë së Shtetit”, i cili tashmë është “Smart City”, i cili do të ridimensonojë dhe një herë të gjithë teknologjinë e sigurisë kombëtare. Ndër të tjera, ai synon monitorimin dhe identifikimin në kohë reale të automjeteve, të cilat qarkullojnë në akse rrugore të cilësuara me interes prioritar, si në të gjitha pikat e kalimit kufitar.

Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti të ri është që të rritet niveli i sigurisë dhe përformanca e punonjësve të policisë, duke instaluar sisteme elektronike për të monitoruar e kontrolluar sa më mirë territorin e duke siguruar informacion për parandalimin dhe zbardhjen e ngjarjeve kriminale.

Tags: ervin hoxhapolicia

Nga Kategoria

Ekstra

A janë rikthyer Egli dhe Gjesti? Një detaj në foton e fundit ndez thashethemet!

20 Gusht, 2025
Aktualitet

Zhduket në mënyrë misterioze ish-zv. Drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima nuk dihet ku është

20 Gusht, 2025
Aktualitet

EMRI/ Kush është 28-vjeçari që u plagos me armë në plazhin e Hamallajt

20 Gusht, 2025

Na ndiqni

Të fundit

A janë rikthyer Egli dhe Gjesti? Një detaj në foton e fundit ndez thashethemet!

20 Gusht, 2025

SHBA njofton sanksione të reja ndaj Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës

20 Gusht, 2025

Rusia nuk ndalet, sulmon sërish Ukrainën, të vrarë dhe të plagosur

20 Gusht, 2025

Zhduket në mënyrë misterioze ish-zv. Drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima nuk dihet ku është

20 Gusht, 2025

EMRI/ Kush është 28-vjeçari që u plagos me armë në plazhin e Hamallajt

20 Gusht, 2025

Plagosja në Durrës, i riu në gjendje të rëndë

20 Gusht, 2025

U kap duke shpërndarë kokainë me makinën me qira, arrestohet 25-vjeçari shqiptar

20 Gusht, 2025

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagoset një person

20 Gusht, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.