Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka njoftuar se duke nisur nga dita e nesërme, 14 prill, deri më datë 16 prill, do të ketë bllokim të përkohshëm të lëvizjeve të mjeteve të tonazhit të rëndë drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjës.
Njoftimi:
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave informon se, sipas njoftimit nga autoritetet doganore të Mali i Zi, gjatë datave 14-16 prill 2026 do të zhvillohet një grevë e transportuesve në: Mali i Zi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi
Si pasojë, pritet bllokim i për-kohshëm i lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë.
Gjatë kësaj periudhe: Përjashtim do të bëhet vetëm për transportin e mjeteve me kafshë të gjalla apo për raste emergjence, si dhe për lëvizjen e autoveturave.
Afati i zbatimit: 14-16 prill 2026











