• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 19 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Nga lulet tek udhëtimet e bizhuteritë, sa shtrenjtë po kushton dashuria në Shqipëri?

14 Shkurt, 2025
tek Aktualitet
Share on FacebookShare on Twitter

Shpenzimet për dhurata, organizim darke ose udhëtimi dhe marketingu i fuqishëm kanë bërë që kjo ditë të kthehet në një mundësi të madhe për bizneset, ndërkohë që konsumatorët shpesh ndihen të detyruar të shpenzojnë më shumë se sa duan për të festuar këtë ditë speciale…

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Shën Valentini, i cili festohet në mbarë botën, ka marrë një dimension komercial gjithnjë e më të madh në Shqipëri. Çmimet për dhurata, restorante dhe organizimin e festave janë rritur ndjeshëm, duke reflektuar një kulturë të re konsumimi që e lidh dashurinë me shpenzimet.

Nuk mjaftojnë më vetëm trëndafilat; konsumatorët kërkojnë përvoja të personalizuara dhe dhurata të shtrenjta. Kjo ka krijuar një mundësi të madhe për tregtarët, por gjithashtu ka ndikuar në mënyrën se si perceptohet kjo festë.

Lexo edhe:

Rama bën ndryshime në Qeveri, emërohet zv/ministri i ri i Mbrojtjes

“Kur do të organizosh mbledhjen tjetër?” Berisha shpërndan pamjet nga debati mes Bardhit dhe Peleshit në ‘Mandatet’

Shpenzimet për Shën Valentinin janë në rritje, me një përqendrim të madh në kategoritë si parfume, bizhuteri dhe pushime romantike, duke e shndërruar këtë ditë në një festë masive komerciale.

Ndërsa kjo festë është një mundësi e madhe për bizneset, ajo gjithashtu nxjerr në pah kulturën e konsumit, që mund të ketë ndikime sociale dhe ekonomike.

Një ndër elementet që jo vetëm e personifikon si festë por përbën grupshpenzimin më të madh, janë lulet. Është thuajse një dukuri vjetore që lulet të kenë rritje të çmimeve javë ose ditë para Ditës së Shën Valentinit. Vitin e kaluar, çmimi i luleve të shitura në disa dyqane lulesh u rrit me pothuajse 50 për qind në prag të Ditës së Shën Valentinit.

Sipas komunikimeve në terren, përgatitjet kanë nisur që ditën e hënë, për kompozimin e luleve dhe rregullimin e dyqaneve. Çmimi mesatar është 3000 lekë/buqeta. Dhurata më e shtrenjtë e viteve të fundit raportohet një tufë trëndafilash të kuq në çmimin e 1000 eurove.

Ndërsa një tjetër sektor që ka pasur vëmendje në këtë ditë, ai i parfumeve, rezulton me shitje më të larta se sa veshjet. Nga parfumeria në qendrën COIN pohojnë se javën e shkuar kanë pasur një rritje kërkesash për parfume femrash kryesisht, por pa lënë pas edhe dhuratat për meshkujt, rritje të cilën e veçojnë si më të lartë se sa vitin e shkuar.

Ndërsa të kontaktuar nga Monitor, përfaqësuesit e shitjeve të argjendarisë “GrandJewelry” në Tiranë tregojnë se ishin bërë shumë promocione dhe zbritje çmimi me rastin e festës së dashurisë dhe këtë vit blerjet kanë qenë disi më mirë se vitet e mëparshme, megjithatë, sipas tyre, dhuratat e shtrenjta kanë nisur të jenë më pak atraktive dhe më shumë janë të drejtuar drejt produkteve të personalizuara.

Një tjetër kategori mbeten darkat. Çmimet për një darkë speciale për dy persona mund të variojnë nga 40 deri në 100 euro, varësisht nga tipologjia e restorantit dhe ofrimi i menusë speciale. Për restorantet me një reputacion të njohur, çmimi mund të arrijë deri në 150 euro për çift. Në qytetet si Tiranë, Durrës dhe Vlorë, ku turizmi dhe festivitetet janë më të pranishme, oferta e restoranteve dhe hoteleve që ofrojnë paketat speciale është më e lartë.

Një faktor tjetër është edhe rritja e përdorimit të shërbimeve të udhëtimit dhe pushimeve për çiftet që duan të festojnë këtë ditë të veçantë jashtë vendit ose në destinacione të njohura të brendshme. Kostoja e një udhëtimi për dy persona për një fundjavë në Shqipëri mund të variojë nga 150 deri në 500 euro, varësisht nga destinacioni dhe ofruesi i shërbimit.

Për të festuar Shën Valentinin, agjencitë turistike shqiptare kanë ofruar paketa të ndryshme për destinacione romantike në Europë. Një nga ofertat ku kanë qenë të përqendruara më shumë kërkesat përfshin një udhëtim 3-ditor në Venecia dhe Milano, me nisje më 15 shkurt 2025 dhe kthim më 17 shkurt 2025, me një çmim prej 129 euro për person.

Një tjetër ofertë përfshin një udhëtim 5-ditor që përfshin Verona, Milano dhe Venecia, me nisje më 13 shkurt 2025 dhe kthim më 17 shkurt 2025, me një çmim prej 233 euro për person. Gjithashtu, një udhëtim 2-ditor në Venecia dhe Verona, me nisje më 14 shkurt 2025, është ofruar me një çmim prej 179 euro për person, që përfshin fluturimin dhe akomodimin.

Marketingu luan një rol të rëndësishëm në shtimin e shpenzimeve dhe promovimin e festës. Fushatat e marketingut në Shqipëri, të cilat përfshijnë reklama televizive, postime në rrjetet sociale dhe oferta speciale në dyqane, kanë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e kërkesës për produkte dhe shërbime të lidhura me Shën Valentinin.

Shumë marka shqiptare dhe ndërkombëtare kanë investuar në reklama të shtrenjta gjatë periudhës së Shën Valentinit, duke përdorur influencues të njohur dhe fushata të personalizuara për të tërhequr konsumatorët. Kjo ka bërë që një festë që dikur ishte e thjeshtë të bëhet një ngjarje masive, duke e kthyer tregun shqiptar në një mundësi të madhe për bizneset.

Prej disa vitesh, edhe në qendra të tjera të sektorit të bukurisë dhe Spa-së, paketat ofrohen në çift, ose edhe të personalizuara për meshkuj. Kërkesat për të tilla paketa janë në rritje prej vitesh, duke rrëzuar mitin e dhuratave të zakonshme për meshkujt. Paketat nisin nga 5000 lekë personi ose në ofertë 8000 lekë në çift. Drejtuesit e këtyre qendrave pohojnë se kjo nuk është dhurata e vetme që ata i bëjnë njëri-tjetrit.

Vijojnë edhe këtë vit të shkëmbehen dhurata për Shën Valentin një ndërhyrje për hundën ose buzët. Në disa klinika në kryeqytet ka pasur paketa promocionale si 150 euro/filler i buzëve që ka tërhequr vëmendjen për t’u konsideruar si dhuratë dashurie. Ose oferta për shërbime laseri, që me sa duket vlerësohet estetikisht në çift. Si dhe kërkesa për mbjellje flokësh për meshkuj.

Ndryshojnë përzgjedhjet kur çiftet janë të martuar ose bashkëjetojnë prej vitesh. Sipas hulumtimeve, një ofertë interesante ka qenë shumë e përzgjedhur për këtë Shën Valentin: shërbime pastrimi profesionale për shtëpinë.

Siç duket, gratë do ta vlerësonin më shumë këtë se sa një tufë trëndafilash. Disa agjenci në treg bëjnë me dije se, dhurohen kuponë të vlefshëm prej 5000lekë për pastrim profesional të shtëpisë./ MONITOR

Tags: shen valentini

Nga Kategoria

Aktualitet

Rama bën ndryshime në Qeveri, emërohet zv/ministri i ri i Mbrojtjes

19 Dhjetor, 2025
Video/ "Kur do të organizosh mbledhjen tjetër?" Berisha shpërndan pamjet nga debati mes Bardhit dhe Peleshit në 'Mandatet'
Aktualitet

“Kur do të organizosh mbledhjen tjetër?” Berisha shpërndan pamjet nga debati mes Bardhit dhe Peleshit në ‘Mandatet’

19 Dhjetor, 2025
Edin Dzeko mbyll kontratën me Fiorentina, ish-shoku i tij në Romë dëshiron ta ketë në ekip
Aktualitet

Edin Dzeko mbyll kontratën me Fiorentina, ish-shoku i tij në Romë dëshiron ta ketë në ekip

19 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Ukraina godet tankerët e flotës së errët ruse në Mesdhe

19 Dhjetor, 2025

“Duhet ta jetosh!” – Mikel Arteta i thotë Viktor Gyokeres se duhet të përjetojë dyshimet për Arsenal pas ‘ndikimit global’ të transferimit veror.

19 Dhjetor, 2025
Banori i parë i Big Brother VIP 5 konfirmohet, moderatori i “Top Talk” heq kollaren në fund të emisionit: Shihemi në shtëpi!

Banori i parë i Big Brother VIP 5 konfirmohet, moderatori i “Top Talk” heq kollaren në fund të emisionit: Shihemi në shtëpi!

19 Dhjetor, 2025

Pjesë e një grupi trafiku kokaine në Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

19 Dhjetor, 2025
Benz i bie nga Zatori në rrugën Fier-Berat, drejtuesi i mjetit bujqësor plagoset.

Benz i bie nga Zatori në rrugën Fier-Berat, drejtuesi i mjetit bujqësor plagoset.

19 Dhjetor, 2025

Video mbi grushtin e shtetit në Paris: si një video e krijuar nga inteligjenca artificiale shkaktoi probleme të mëdha për Macron. Videoja përfundoi me më shumë se 12 milion shikime pas shpërndarjes në Facebook.

19 Dhjetor, 2025

Drejtësia hap arkivat e Epstein, qindra mijëra dokumente pritet të bëhen sot publike

19 Dhjetor, 2025

Arne Slot konfirmon se nuk do të flasë për Mohamed Salah gjatë AFCON, ndërsa trajneri i Liverpool-it thotë se ndarja mes tyre është e kaluar, me mesazh se “veprimet flasin më shumë se fjalët”.

19 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.