• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 7 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Nga Gledis Nano te Haki Çako dhe Joni Keta, kush janë 13 kandidatët për drejtimin e BKH-së (PROFILET)

10 Qershor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Në garë për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) janë 13 kandidatë. Mes tyre spikasin disa emra, siç është ai i Gledis Nanos, por edhe ai i Haki Çakos.

Të dy kanë mbajtur dikur postin e drejtuesit të Policisë së Shtetit. Aplikantët e tjerë vijnë po ashtu nga radhët e policisë, Agjencisë së Mbikëqyrjes së Policisë, nga vetë BKH-ja dhe nga prokuroritë.

Gledis Nano – Ai e dorëzoi aplikimin për këtë pozicion, më 6 Qershor, në ditën e fundit të afatit. Nano ka drejtuar Policinë e Shtetit për 10 muaj, nga tetori 2021 deri në gusht 2022.

Lexo edhe:

Pamje alarmante në Angli, një fasadë kishe viktoriane shembet, kalimtari shpëton për pak.

345 mijë nxënës do të fillojnë nesër vitin e ri shkollor 2025-2026, ja çfarë ndodh me sistemin arsimor/ Dhjetëra klasa të para në Korçë mbeten pa regjistrime.

Ai u shkarkua me vendim të Këshillit të Ministrave me argumentin se nuk kishte përmbushur objektivat e punës. I lindur në qytetin e Shkodrës, me origjinë nga Skrapari dhe i rritur në Tiranë, Nano u diplomua si një nga oficerët me rezultatet më të larta.

Ai ka shërbyer si inspektor i Krimeve në Korçë e Tiranë, si shef seksioni në disa drejtori dhe si drejtor i Antiterrorit. Në këtë pozicion ai u vlerësua veçanërisht edhe nga SHBA-të pas disa operacioneve të suksesshme.

Haki Çako – Ai mbajti detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit prej afro 3 vitesh, por u shkarkua në Janar të vitit 2018.

Përpara kësaj detyre ai kishte mbajtur disa funksione të tjera të larta në policisë, ku drejtori edhe drejtorinë e Gjirokastrës në kohën kur u zhvillua operacioni anti-kanabis në Lazarat.

Aktualisht Çako është Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Artur Beu – Është një nga emrat që vjen nga radhët e Policisë së Shtetit. Kjo nuk është hera e parë që ai kandidon për të qenë në krye të BKH-së. Edhe në vitin 2020, ishte në garë, por postin e fitoi Aida Hajnaj.

Ai ka shërbyer si specialist i marrëdhënieve ndërkombëtare në Interpol. Në vitin 2017 ka qenë edhe koordinator i misionit të fluturimeve ajrore.

Gentian Ndoi – Sërish një tjetër emër nga radhët e policisë. Ka drejtuar Krimet Ekonomike dhe Financiare në Policinë e Shtetit. Ai ka një karrierë të gjatë në polici.

Gentjan Shehaj – Ka mbajtur disa role të rëndësishme në Policinë e Shtetit. Ka qenë drejtës i Policisë së Vlorës si dhe përgjegjës i departamentit të policimit në patrullë në Akademinë e Sigurisë. Edhe ai kandidon për herë të dytë për BKH-në njësoj si Beu.

Joni Keta – Një tjetër emër që kandidon për BKH-në është edhe zëvendës drejtori aktual i saj, Joni Keta.

Elton Kërluku – Punon gjithashtu në BKH. Është hetues financiar.

Andi Pogaçe – Vjen nga radhët e prokurorisë. Aktualisht është prokuror në Tiranë. Më herët ka shërbyer edhe në Prokurorinë e Fierit. Ka qenë këshilltar ligjor edhe pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Astrit Halilaj – Ai u shkarkua këtë vit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nga detyra e prokurorit të Shkodrës. Komisioni arriti në përfundimin se ai kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasuritë.

Ndërkohë, Halilaj u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe për profesionalizmin. Astrit Halilaj e filloi karrierën si oficer i policisë gjyqësore në vitin 1993 dhe përgjatë dy dekadave ka mbajtur pozicione drejtuese në Policinë e Shtetit.

Marinela Pilinçi – Një emër tjetër që vjen nga prokuroria. Në vitin 2022 u emërua oficere e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Pogradecit.

Nevrus Ndregjoni – Punon aktualisht si oficer i Policisë Gjyqësore në Elbasan.

Maoricio Sheldija – Shërben si inspektor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për rajonin e Shkodrës. Më herët ka qenë pjesë e Policisë së Shtetit.

Miklovan Kanani – Për këtë kandidat nuk ka të dhëna publike.

Si do të zgjidhet kreu i BKH-së?

Sipas rregullores, do të ndiqen 6 hapa për emërimin e kreut të BKH-së, të cilat janë verifikimi i aplikimit, vizita mjekësore dhe testi për aftësitë fizike, ese me shkrim dhe test për arsyetim logjik, testi i poligrafit dhe intervista në panel, verifikimi i figurës dhe pasurisë, identifikimi i kandidatit fitues, trajnimi dhe emërimi.

Tek pika e fundit parashikohet dhe përzgjedhja e katër kandidatëve më potencialë, që i dërgohen drejtuesit të SPAK. Altin Dumani do të bëjë përzgjedhjen përfundimtare dhe emri i kandidatit të përzgjedhur i paraqitet Këshillit të Lartë të Prokurorisë për miratimin e mandatit 5-vjeçar.

Aktualisht Byroja Kombëtare e Hetimit drejtohet nga Aida Hajnaj, të cilës i përfundon mandati më 31 gusht.

Nga Kategoria

Pamje alarmante në Angli, një fasadë kishe viktoriane shembet, kalimtari shpëton për pak.
Aktualitet

Pamje alarmante në Angli, një fasadë kishe viktoriane shembet, kalimtari shpëton për pak.

7 Shtator, 2025
345 mijë nxënës do të fillojnë nesër vitin e ri shkollor 2025-2026, ja çfarë ndodh me sistemin arsimor/ Dhjetëra klasa të para në Korçë mbeten pa regjistrime.
Kryesore

345 mijë nxënës do të fillojnë nesër vitin e ri shkollor 2025-2026, ja çfarë ndodh me sistemin arsimor/ Dhjetëra klasa të para në Korçë mbeten pa regjistrime.

7 Shtator, 2025
Shira të forta dhe përmbytje të pazakonta në Suedi, autoritetet u kërkojnë shoferëve të evitojnë qarkullimin në katër komuna.
Lajme

Shira të forta dhe përmbytje të pazakonta në Suedi, autoritetet u kërkojnë shoferëve të evitojnë qarkullimin në katër komuna.

7 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Pamje alarmante në Angli, një fasadë kishe viktoriane shembet, kalimtari shpëton për pak.

Pamje alarmante në Angli, një fasadë kishe viktoriane shembet, kalimtari shpëton për pak.

7 Shtator, 2025

“Të gjitha shikimet në Kupën e Botës” – Elliot Anderson konfirmon ëndrrën për 2026 pas një debuti mbresëlënës me Anglinë, në fitore të vogël ndaj Andorrës.

7 Shtator, 2025
345 mijë nxënës do të fillojnë nesër vitin e ri shkollor 2025-2026, ja çfarë ndodh me sistemin arsimor/ Dhjetëra klasa të para në Korçë mbeten pa regjistrime.

345 mijë nxënës do të fillojnë nesër vitin e ri shkollor 2025-2026, ja çfarë ndodh me sistemin arsimor/ Dhjetëra klasa të para në Korçë mbeten pa regjistrime.

7 Shtator, 2025

Tre lojtarë të ri u përjashtuan në ndeshjen e zjarrtë mes Real Madrid U18 dhe River Plate në Kupën Botërore për Klube të Rinj.

7 Shtator, 2025
Shira të forta dhe përmbytje të pazakonta në Suedi, autoritetet u kërkojnë shoferëve të evitojnë qarkullimin në katër komuna.

Shira të forta dhe përmbytje të pazakonta në Suedi, autoritetet u kërkojnë shoferëve të evitojnë qarkullimin në katër komuna.

7 Shtator, 2025

Ylli i Barcelonës, Raphinha, akuzon Disney për RACIZËM pas vizitës në Disneyland me të birin, duke bërë një deklaratë të fortë.

7 Shtator, 2025

Nga fëmijët e uritur në Gaza te shqiptari hero në Greqi, BBC publikon fotot më ikonike të 2025

7 Shtator, 2025
Pasojat e rënda të zgjedhjeve shqetësojnë kryeministrin japonez, Shigeru Ishiba jep dorëheqjen e menjëhershme.

Pasojat e rënda të zgjedhjeve shqetësojnë kryeministrin japonez, Shigeru Ishiba jep dorëheqjen e menjëhershme.

7 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In