Gazetari Artan Hoxha ishte mbrëmjen e sotme në emisionin “Kjo Javë” për të folur më shumë mbi procesin e 21 janarit në SPAK.
Ai theksoi se i është kërkuar të japë burimin e kasetës që disponon nga bisedat e gardistëve më 21 janar.
Hoxha shprehet se nëse nuk ka një garanci ai kurrsesi nuk mund të japë burimin, ndërsa nëse nuk e bën një gjë të tillë rrezikon 1 vit burg.
Artan Hoxha: Nga ceremonia në ceremoni nuk ndodhte asgjë. Kemi hyrë në vitin e 16. Kohë që u shërben personave përgjegjës të 21 janarit.
Ka një problem që çdo ditë që kalon, afatet. Ligji ka përcaktuar afate. Ja ka hequr atë që njerëzit mezi presin të ndodhë. Zbardhjen dhe një hetim shterues për çdo person përgjegjës. Kemi dy vrasje që nuk mund të rikthehet më gjykimi. Shefi i shtabit Agim Llupo ka marrë pafajësi për vrasjen e Hekuran Dedës. 3 nga 4 janë përjashtuar ka mbetur Aleks Nikës. Predha është e dëmtuar. Prandaj historia është kthyer duke tejkaluar. Dëshminë e parë e kam bërë në 3 tetor 2024. Jemi në 2026. Dhashë të njëjtën shpjegim. Deri në këtë moment nuk kemi persona të regjistruar. SPAK nuk ka regjistruar askënd. Do të thotë që ka afat pa fund.
Janë pyetur shumë njerëz. Koha nuk pret. Po flitej, që shiko meqë nuk kemi kasetën origjinale. Kjo tjetra nuk ka peshën. Në vetvete dëshmon se vrasjen janë me urdhër. Minimalisht me dashje. Duhej origjinale se me cilësi është më e saktë. Nuk ka ndërhyrje. Për të shkuar te autorët e 21 janari nuk duhet fare ajo kasetë. Mund ti thërresësh dhe të thotë po, kanë komunikuar me radio, a është dhënë urdhër për të hapur zjarr. E dorëzova origjinalin, për të hequr arsyen nga duart. Ja e ke origjinalin. Kaseta origjinale, është e pandërprerë. Do eksportohet jashtë shtetit.










