• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 1 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Në krye të grupit një shqiptar, EnchroChat “fundos” organizatën kriminale në Angli, shitën 832 kg kokainë

10 Korrik, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Anëtarët e një grupi kriminal, të cilët akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, janë dënuar me 65 vite burg në total.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Pas hetimeve, u zbulua se 32-vjeçari me origjinë shqiptare, Redon Bushi, ishte “koka” e grupit, ndërsa importues dhe korrierë të shumtë punonin për të.

Më 10 korrik të vitit të kaluar ai u shpall fajtor për “shpërndarje të drogës së klasit A” dhe “posedim të pasurisë kriminale”.

Lexo edhe:

Të enjten seancë plenare, interpelancë me Lamallarin dhe Ramën

“Martinaj u pa për herë të fundit në Durrës” Softa: S’është çudi të jetë gjallë

Ditën e djeshme, 9 korrik 2025, ai u dënua me 24 vite e 10 muaj burg.

Zbërthimi i mesazheve të koduara në EncroChat dhe Signal zbuloi se grupi kriminal kishte trafikuar të paktën 832 kg kokainë, me një vlerë tregu deri në 81,640,000 paund në të gjithë Londrën dhe në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Hetimet

Bushi përdorte emrin  ‘Sealvermouth’ në EnchroChat. Ai kishte marrë masa paraprake për të mbrojtur rrjetin e tij kriminal. Korrierëve të tij u jepeshin vetëm kodet postare, oraret dhe një përshkrim i shkurtër i individit të cilit do t’i jepnin “mallin”.

Megjithatë oficerët arritën të zbulonin komunikimet mes grupit.  Ata gjithashtu kontrolluan kamerat e sigurisë për orë të tëra dhe arritën të kuptonin mekanizmat e brendshëm të operacionit kriminal.

Në qershor 2020 oficerët ndaluan një automjetet që i përkiste një prej korrierëve të Bushit, Ahmad Jabarkhill, dhe gjetën tek ai gati 700,000 paund.

Oficerët përdorën gjithashtu taktika të fshehta për të identifikuar tre korrierë të tjerë të Bushit, Arline Sida, Luke Ferguson dhe Kelvin Hoxha.

Përveç bisedave, u gjetën edhe karta identiteti të rreme, si dhe një furgon me një fshehje të sofistikuar. Kishte gjithashtu një kamera të instaluar në vendin ku ruhej droga në mënyrë që të mund të monitorohej nga distanca.

Sida dhe Hoxha u arrestuan të dy në Brentford në gusht 2023. Në banesën e tyre u kryen kontrolle dhe atyre iu gjetën gjashtë kilogramë kokainë.

Luke Ferguson, një tjetër anëtar i grupit kriminal u arrestua më pas në një ‘shtëpi të sigurt’ në Brentford dhe iu gjet në posedim 72 kg kokainë.

Dënimet

Ahmad Jabarkhill, 32 vjeç, u deklarua fajtor për posedim të pasurisë kriminale dhe u dënua me 2 vjet e tre muaj burgim.

Arline Sida, 23 vjeç u deklarua fajtor për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe u dënua me 12 vjet e 9 muaj burgim.

Kelvin Hoxha, 23 vjeç, u deklarua fajtor për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe u dënua me 11 vjet e 8 muaj burgim.

Luke Ferguson, 32 vjeç, u deklarua fajtor për të njëjtën akuzë dhe u dënua me 14 vjet e 5 muaj burgim.

Nga Kategoria

Aktualitet

Të enjten seancë plenare, interpelancë me Lamallarin dhe Ramën

31 Mars, 2026
Aktualitet

“Martinaj u pa për herë të fundit në Durrës” Softa: S’është çudi të jetë gjallë

31 Mars, 2026
Bota

Uraniumi i Iranit, Trump: Ata nuk e prekin dot, as nuk më intereson

31 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Suedia dhe Çekia sigurojnë kualifikimin për në Botërorin 2026

31 Mars, 2026

Italisë i shuhet sërish ëndrra, Bosnja e eliminon me penallti dhe e lë jashtë Botërorit për herë të tretë radhazi

31 Mars, 2026

Shqipëria humbet 1-0 ndaj Ukrainës në miqësoren e luajtur në Valencia

31 Mars, 2026

Kosova luftoi fort, por ëndrra e Botërorit 2026 mori fund

31 Mars, 2026

Të enjten seancë plenare, interpelancë me Lamallarin dhe Ramën

31 Mars, 2026

“Martinaj u pa për herë të fundit në Durrës” Softa: S’është çudi të jetë gjallë

31 Mars, 2026

Italia blen një pikturë të periudhës së Rilindjes për 12.6 milionë euro

31 Mars, 2026

Ministri i Jashtëm iranian: SHBA dhe Irani po shkëmbejnë mesazhe, por…

31 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.