Në Itali ka nisur mbledhja e nënshkrimeve për një projektligj me iniciativë popullore që parashikon rritjen me 5 euro të çmimit të të gjitha produkteve të duhanit dhe nikotinës, përfshirë cigaret elektronike dhe duhanin e ngrohur.
Për dorëzimin e nismës në Parlament nevojiten 50 mijë nënshkrime, të cilat mund të jepen online përmes platformës së Ministrisë së Drejtësisë.
Qëllimi i projektligjit është ulja e konsumit të duhanit dhe mbështetja e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar.
Nisma promovohet nga AIOM, Fondacioni AIRC, Fondacioni Umberto Veronesi dhe Fondacioni AIOM, si pjesë e fushatës 5eurocontroilfumo.it./Tgcom24











