Një operacion i përbashkët i policisë greke dhe shqiptare rezultoi me arrestimin e nëntë personave dhe shpalljen në kërkim të tre të tjerëve, të gjithë pjesë e një grupi kriminal të specializuar në vjedhjen e rrobave. Ky grup operonte në Athinë, ku kryente vjedhje në dyqane pa mekanizma mbrojtës, duke përdorur gjithashtu pajisje për heqjen e etiketave kundër vjedhjes. Rrobat e vjedhura transportoheshin me autobus në Tiranë, ku shiteshin në një dyqan të grupit dhe përmes postimeve në platformën TikTok.
Grupi drejtohej nga 54-vjeçarja Oliota Lama, e cila kishte në përbërje të tij anëtarë të familjes së saj. Hetimet e Krimeve të Athinës zbuluan 14 vjedhje të ndryshme nga disa dyqane. Gjatë operacionit, policia sekuestruan mbi 71 mijë euro, një sasi të madhe rrobash të vjedhura, pajisje elektronike dhe mjete të tjera të nevojshme për kryerjen e vjedhjeve.
Të arrestuarit në Greqi përfshijnë Oliota Lama, Sami Lama, Leonard Lama, Vangjeli Mesi, Elidon Kamberi, Bledar Ademi, Edmond Sava dhe Iliana Sava. Në Shqipëri, u arrestua Estela Kapo dhe janë shpallur në kërkim Ervin Lama, Enerik Kapo dhe Emiliana Ademi. Policia vazhdon hetimet për të kapur ata në kërkim dhe për të zbardhur plotësisht aktivitetin kriminal të grupit.
Ky rast tregon një bashkëpunim efektiv mes policive të dy vendeve, duke ecur përpara me qëllimin e duke parandaluar krimin e organizuar dhe duke ruajtur rregullin në të dy shtetet. Në këtë kontekst, autoritetet e drejtësisë janë të përkushtuara për të vijuar luftën kundër vjedhjeve dhe aktiviteteve ilegale që cënojnë sigurinë publike.











