• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 20 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Në gjykatën speciale të Kosovës mbahet konferenca përgatitire për mbrojtjen e krerëve të UÇK

19 Gusht, 2025
tek Kosova, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po mbahet konferenca statusore mbi përgatitjen e mbrojtjes të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kjo konferencë, sipas trupit gjykues, synon që të bëhen përgatitje para se mbrojtja të nisë paraqitjen e provave të saj.

Të pranishëm në sallë plenare janë Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, ndërkaq Jakup Krasniqi po e përcjell seancën përmes video-lidhjes.

Lexo edhe:

Zarf i Zi në shtëpinë e Big Brother/ Kristi Lamaj përjashtohet nga gara

A do të angazhohet Evropa për të forcuar marrëdhëniet diplomatike me Rusinë? Analiza e DW: Ndërprerjet e brendshme do të vështirësojnë…

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ata janë deklaruar të pafajshëm për akuzat.

Në konferencën e fundit statusore, të mbajtur më 22 korrik, ekipet e mbrojtjes të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), janë ankuar se nuk kanë kohë të mjaftueshme për përgatitjen e rastit të tyre.

Që nga 4 dhe 5 nëntori 2020, që të katër të akuzuarit ndodhen në paraburgim në Hagë, ku janë Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Procesi gjyqësor ndaj tyre ka nisur më prill të vitit 2023. Në mbi dy vjet, Zyra e Prokurorit të Specializuar thirri në gjykatore 125 dëshmitarë si dhe ka paraqitur rreth 3.000 prova materiale.

ZPS-ja deklaroi më 16 prill se ka përmbyllur paraqitjen e provave ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Pas prokurorisë, radhën do ta kenë ekipet mbrojtëse për të paraqitur çështjen e tyre.

Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte konfirmuar aktakuzën ndaj ish-krerëve të UÇK-së në tetor të vitit 2020, por e bëri publike vetëm një muaj më vonë.

Aktakuza i ngarkon të akuzuarit për përgjegjësi “personale”, por edhe për “krimet e kryera nga vartësit e tyre”.

Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasjen e më shumë se 100 viktimave si dhe mbajtjen në paraburgim në mënyrë të paligjshme e torturimin e qindra viktimave.

Aktakuza thotë se katër të akuzuarit dhe anëtarë të tjerë të UÇK-së ishin pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” dhe “kanë ndarë qëllimin e njëjtë për të marrë dhe ushtruar kontrollin në gjithë Kosovën me të gjitha mjetet, përfshirë edhe frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e atyre që i konsideronin kundërshtarë”.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, të njohura gjerësisht si Gjykata Speciale, janë themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por veprojnë me personel ndërkombëtar në Holandë.

Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000./Shkrimi u mor nga REL.

Nga Kategoria

Lajme

Zarf i Zi në shtëpinë e Big Brother/ Kristi Lamaj përjashtohet nga gara

20 Shkurt, 2026
A do të angazhohet Evropa për të forcuar marrëdhëniet diplomatike me Rusinë? Analiza e DW: Ndërprerjet e brendshme do të vështirësojnë...
Lajme

A do të angazhohet Evropa për të forcuar marrëdhëniet diplomatike me Rusinë? Analiza e DW: Ndërprerjet e brendshme do të vështirësojnë…

20 Shkurt, 2026
Aktualitet

Era e fortë rrëzon pishën gjatë natës në Vlorë, përplaset një automjet nga bllokimi i rrugës

20 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Zarf i Zi në shtëpinë e Big Brother/ Kristi Lamaj përjashtohet nga gara

20 Shkurt, 2026
Kristi Lamaj përjashtohet nga Big Brother pas incidentit me Zarf i Zi

Kristi Lamaj përjashtohet nga Big Brother pas incidentit me Zarf i Zi

20 Shkurt, 2026
Ish-princi Andrew lirohet nga arresti dhe hetohet në liri, policia vazhdon kontrollin në Royal Lodge.

Ish-princi Andrew lirohet nga arresti dhe hetohet në liri, policia vazhdon kontrollin në Royal Lodge.

20 Shkurt, 2026

Macron mbron projektin e avionit FCAS, ndërsa Merz dhe Airbus propozojnë opsionin e dy avionëve luftarakë Projekti FCAS për prodhimin e një avioni luftarak evropian ka hasur vështirësi për shkak të mosmarrëveshjeve midis Airbus dhe Dassault. Deklaratat më të fundit nga Emmanuel Macron i Francës dhe Friedrich Merz i Gjermanisë tregojnë se një zgjidhje duket ende e paarritshme.

20 Shkurt, 2026

“Një grumbull plehrash!” – Anthony Gordon përgjigjet lidhjeve të transferimeve me Arsenalin dhe Liverpoolin pas rikthimit në formën e Newcastle-it.

20 Shkurt, 2026
A do të angazhohet Evropa për të forcuar marrëdhëniet diplomatike me Rusinë? Analiza e DW: Ndërprerjet e brendshme do të vështirësojnë...

A do të angazhohet Evropa për të forcuar marrëdhëniet diplomatike me Rusinë? Analiza e DW: Ndërprerjet e brendshme do të vështirësojnë…

20 Shkurt, 2026

Era e fortë rrëzon pishën gjatë natës në Vlorë, përplaset një automjet nga bllokimi i rrugës

20 Shkurt, 2026
“Reagimet e politikanëve ndaj SPAK janë të papranueshme”/ Ambasadori Silvio Gonzato për DW: Po e monitorojmë me kujdes iniciativën për heqjen e imunitetit.

“Reagimet e politikanëve ndaj SPAK janë të papranueshme”/ Ambasadori Silvio Gonzato për DW: Po e monitorojmë me kujdes iniciativën për heqjen e imunitetit.

20 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.