• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 1 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Ndryshimet në qeveri, Rama: Rezultatet e Ballukut, rë jashtëzakonshme! Nuk largohej nëse rrethanat do ishin ndryshe

1 Mars, 2026
tek Kryesore, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka komentuar valën e fundit të shkarkimeve në qeveri.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Gjatë podcastit të tij “Flasim”, duke u ndalur veçanërisht te largimi i Belinda Balluku, nga posti i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës.

Rama tha se në mbledhjen e zgjeruar mujore të grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka folur për raportin mes politikës dhe drejtësisë, në një fazë që sipas tij ka sjellë arritje pozitive, por që ende kërkon adresim të mëtejshëm.

Lexo edhe:

U vra nga ShBA, publikohet fotoja e Ali Khamenei nën rrënoja

A do jetë djali i Ali Khamenei, lideri i ri i Iranit?

Kreu i qeverisë krahasoi ndryshimet në kabinet me lëvizjet në një skuadër sportive, duke theksuar diferencën mes një ekipi futbolli dhe një skuadre basketbolli, për të ilustruar nevojën për riformatim dhe përshtatje të vazhdueshme.

Sipas tij, ndryshimet ishin të parapara, por theksoi se në rrethana të tjera, Belinda Balluku nuk do të ishte larguar nga detyra, duke cilësuar rezultatet e saj në punë si “të jashtëzakonshme”.

Ai shtoi se për çështjen në fjalë ka folur shkurtimisht në mbledhjen e grupit, ndërsa paralajmëroi se do të japë një qëndrim më të detajuar pasi të lexojë raportin e Këshillit të Mandateve.

“Këtë javë u zhvillua mbledhja e zgjeruar mujore e grupit parlamentar socialist ku u bë një diskutim i detajuar nga deputetët mbi ecurinë e punës në një sërë sektorësh për të cilët raportuan ministrat përkatës. Po ashtu, në mbledhjen e zgjeruar mujore të grupit, unë fola për raportet midis politikës dhe drejtësisë, në një fazë kur shumëçka pozitive është arritur, por kur shumëçka tjetër kërkon adresim dhe për të gjithë ata që janë të interesuar mund t’i kthehen fjalës time në po këtë faqe, në ditën kur u mbajt mbledhja e zgjeruar mujore e grupit faktikisht, të enjten e shkuar.

Në ndërkohë po aty, unë ndava me deputetet dhe deputetët edhe planin e ndryshimeve në qeveri, të cilat janë ndryshime që shkojnë në atë që unë e kam konsideruar si një qasje e re në këtë aspekt dhe për të cilën kam folur, qysh në fjalën e drejtuar Asamblesë Kombëtare në krye të punëve të këtij mandati, duke bërë edhe krahasimin, mes ndryshimeve në një skuadër futbolli me ato në një skuadër basketbolli. Kështu që, në këtë aspekt ndryshimet ishin të parapara, por natyrisht që nëse rrethanat do të kishin qenë të ndryshme, nuk do të kishte ndryshuar për rezultatet e jashtëzakonshme në punë, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë që aktualisht në bazë të mbledhjes së zgjeruar të grupit dhe të planit të ri të kompozimit të qeverisë, është ish Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë. Por gjithsesi për këtë temë, fola pak në mbledhjen e grupit dhe rezervova dhe më mbetet e rezervuar e drejta që të flas në mënyrë më shterruese, pasi të kem lexuar edhe raportin e Këshillit të Mandateve”, tha Rama.

Tags: BallukuRama

Nga Kategoria

Bota

U vra nga ShBA, publikohet fotoja e Ali Khamenei nën rrënoja

1 Mars, 2026
Bota

A do jetë djali i Ali Khamenei, lideri i ri i Iranit?

1 Mars, 2026
Bota

Si ndihmoi CIA në gjurmimin e udhëheqësve iranianë, vëzhgoi Khamenein për muaj të tërë, detaje nga operacioni

1 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

U vra nga ShBA, publikohet fotoja e Ali Khamenei nën rrënoja

1 Mars, 2026

Dogji qëllimisht 2 makina në Pogradec, arrestohet autori, në kërkim porositësi i zjarrvënies (EMRI)

1 Mars, 2026

A do jetë djali i Ali Khamenei, lideri i ri i Iranit?

1 Mars, 2026

Si ndihmoi CIA në gjurmimin e udhëheqësve iranianë, vëzhgoi Khamenein për muaj të tërë, detaje nga operacioni

1 Mars, 2026

Kryeministri Rama për rrugën e shembur Librazhd-Prrenjas: Rrëshqitja e dherave ka zero lidhje me korrupsionin

1 Mars, 2026

Ndryshimet në qeveri, Rama: Rezultatet e Ballukut, rë jashtëzakonshme! Nuk largohej nëse rrethanat do ishin ndryshe

1 Mars, 2026
LAJM I FUNDIT: Rama bën komentin e tij të parë mbi ndryshimet në qeveri

Rama bën komentin e tij të parë mbi ndryshimet në qeveri

1 Mars, 2026

Bllokohet 1 ton mjaltë në Kapshticë, do i nënshtrohet analizave për sigurinë ushqimore

1 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.