Ka përfunduar mbledhja e Kryeministrit me ministrat dhe grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ku janë njoftuar 7 ndryshime të rëndësishme në kabinetin qeveritar.
Në këtë ristrukturim:
- Albana Koçiu emërohet Zëvendëskryeministre.
- Besfort Lamallari merr postin e Ministrit të Brendshëm.
- Ferit Hoxha emërohet Ministër i Jashtëm.
- Enea Karakaci do të udhëheqë Ministrinë e Infrastrukturës.
- Erjona Ismaili emërohet Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin.
- Toni Gogu do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë.
- Ermal Nufi merr postin e Ministrisë së Mbrojtjes.











