Kryekomisari Besnik Dervishi është emëruar sot nëndrejtor i Policisë së Tiranës.
Dervishi zëvendëson në këtë post Erion Ismailin, i cili u pezullua nga detyra me urdhër të SPAK.
Pezullim që erdhi pas hetimeve të kryera nga SPAK në lidhje me abuzimet me enderat e AKSHI-t.
Dervishi më parë mbante detyrën e shefit të sektorit në Drejtorin e Policisë Tiranë. Më parë ka shërbyer dhe si shef komisariati në Komisariatet 3 dhe 5 në Tiranë.










