Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fushë-Milot.
Policia bën me dije se një 72-vjeçar ka ndezur zjarr për të djegur mbeturinat, por fatkeqësisht zjarri është përphapur në një sipërfaqe toke me shkurre dhe barishte të thata.
Si pasojë, i moshuari, shtetasi Demer Haxhiu ka pësuar djegie në trup dhe është asfiksuar. Ai u dërgua për mjekim në spitalin e Kurbinit, por humbi jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.