Tifozët kuqezinjë kanë nisur të hyjnë në stadiumin “Arena Kombëtare”, ku në orën 20:45 starton ndeshja Shqipëri- Serbi për kualifikueset e botërorit.
Në shkallët e “Arenës Kombëtare” janë ulur tifozët e parë. Përpara futjes në stadium tifozët do kenë disa kontrolle, me mjetet piroteknike dhe sendet e palejuara që do jenë rreptësisht të ndaluara.