• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 27 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare, kush ishte Papa Françesku

21 Prill, 2025
tek Bota, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Ka ndërruar sot jetë në moshën 88-vjeçare Papa Françesku. Vatikani tha vetëm se Papa ndërroi jetë në rezidencën e tij. Ai qëndroi kohët e fundit rreth 2 muaj i shtruar në spital për shkak të një pneumonie të dyfishtë. Ati i Shenjtë ishte i pari papë nga Amerika e Jugut dhe njëkohësisht i pari papë Jezuit. Kush ishte Papa Françesku?

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Papa Françesku lindi në Buenos Aires në 17 Dhjetor 1936, me emrin e origjinës Jorge Mario Bergoglio. Prej 13 Marsit 2013 ishte Papë i Kishës Katolike dhe peshkop i Romës, Sovran i Tetë i Shtetit të Vatikanit, dhe papa i 266 në histori.Ai ishte i pari papë nga kontinenti i Amerikës së Jugut, pavarësisht se me origjine italiane, prindërit nga rajonet e Piemonte dhe Liguria. Ai shërbeu si klerik gjithë jetën e tij, si Jezuit, dhe njëkohësisht ishte i pari që mbërrinte në majën e hierarkisë nga ky urdhër religjioz.

Kohët e fundit shëndeti i tij u përkeqësua shumë si pasojë e pneumonisë, sëmundje që shënjoi jetën e tij që në moshën 21-vjecare, ku si pasojë e pneumonisë, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, ku ju hoq pjesa e sipërme e mushkërisë së djathtë.Sikurse ka rrëfyer edhe vetë, në moshë fare të re, puna e tij e parë ishte pastrami në një fabrikë, më pas roje jashtë një lokali në një lagje problematike në Cordoba dhe ka patur edhe një të fejuar, para se të ndërmerrte rrugëtimin e tij në religjioz që pati zanafillën në vitin 1958.Pas shumë eksperiencave u emërua në poste të larta episkopale në Argjentinë dhe shërbeu edhe si rektor i Fakultetit të Teologjisë dhe filozofisë në San Miguel. Më pas ndoqi studime të mëtejshme në Gjermani për të përfunduar doktoraturën, por nuk arriti të merrte titullin.

Lexo edhe:

LIVE Sllovaki-Kosovë: Pjesa e dytë fillon me festë, Dardanët përmbysin rezultatin

Trump shtyn ultimatumin ndaj Iranit deri më 6 prill

Pas rikthimit në atdhe, ngjitja e tij vijoi, deri në vitin 1997 që u emërua Arqipeshkv i Buenos Aires e një vit më pas, i Argjentinës. Gjatë viteve të diktaturës ushtarake në Argjentinë, Bergoglio ndihmoi kundërshtarët e regjimit. Bergoglio ishte i pari Papë që zgjodhi emrin Françesku pas 11 shekujsh. Gjatë një bisede me gazetarët, shpjegoi arsyet e zgjedhjes së këtij emri që askush nga paraardhësit nuk e kishte patur.Ai shpjegoi se emri papal i erdhi në mendje në momentin që u zgjodh Papë, pasi kardinali Claudio Hummes e kishte përgëzuar menjëherë dhe i kishte thënë: Mos harro të varfrit! Ai shpjegoi se ajo fjali i mbeti në mendje dhe në lidhje me të varfrit, kishte menduar menjëherë për Francesco D’Assisi, njeriu i të varfërve, i paqes, njeriu që deshi dhe mbrojti krijesat dhe krijimin. Dhe e zgjodhi sepse Françesku është emblemë e mbrojtjes së të varfërve dhe shenjti mbrojtës i Italisë.

Gjatë Papatit, Françesku ndërmori një sërë reformash, ndër to edhe Kodin Penal të Vatikanit, ku përafroi dënimet me ato të ligjeve ndërkombëtare. Gjithashtu reformoi sistemin ekonomik të Selisë së Shenjtë, ashpërsoi ligjet e korrupsionit dhe krimet kundër të miturve duke i dënuar ashpër, edhe skandalet që kishin përfshirë me herët Kishën Katolike.Gjatë Papatit të tij vizitoi 66 vende të botës, me 47 udhëtime episkopale dhe udhëtimi i parë i tij në Evropë si Papë ka qenë pikërisht në Shqipëri në 21 Shtator 2014.

Ky udhëtim i la mbresa të jashtëzakonshme, pasi takoi dhe dëgjoi rrëfimet e klerikëve që kishin vuajtur në kohën e diktaturës komuniste.

Papa Françesku qëndroi në krye të Selisë së Shenjte, me ide të forta, u shpreh shpeshherë kundër ideologjisë “Gender”, që e etiketoi “të rrezikshme, anulon diferencat dhe rreziku më i shëmtuar i epokës sonë”. Ka përdorur shpesh konceptin “popull”, jo pa një domethënie. Më këtë shprehi i drejtohej jo vetëm besimtarëve katolikë, por përgjithësoi dhe solli me pranë të gjithë komunitetet, duke nisur nga bërthama, familja, për të e shenjtë.Mbi të gjitha, ndjekur edhe nga motoja e tij “Një Kishë e të varfërve për të varfrit”, në respekt te dinjitetit njerëzor, respektit human dhe vlerave të dashurisë, mirësisë e mëshirës.

Nga Kategoria

LIVE Sllovaki-Kosovë: Pjesa e dytë fillon me festë, Dardanët arrijnë barazimin (Video)
Kryesore

LIVE Sllovaki-Kosovë: Pjesa e dytë fillon me festë, Dardanët përmbysin rezultatin

26 Mars, 2026
Bota

Trump shtyn ultimatumin ndaj Iranit deri më 6 prill

26 Mars, 2026
Aktualitet

Festë në Poloni, Arbër Hoxha kalon Shqipërinë në avantazh, mbyllet pjesa e parë

26 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Flet kapiteni i kombëtares: Nuk e meritonim këtë, ishim kaq pranë sot

26 Mars, 2026

Kosova vazhdon ëndrrën e Kupës së Botës, mposht me 4 gola Sllovakinë

26 Mars, 2026

Ndërpritet rruga e Botërorit, Polonia ndal Shqipërinë

26 Mars, 2026
LIVE Sllovaki-Kosovë: Pjesa e dytë fillon me festë, Dardanët arrijnë barazimin (Video)

LIVE Sllovaki-Kosovë: Pjesa e dytë fillon me festë, Dardanët përmbysin rezultatin

26 Mars, 2026

Trump shtyn ultimatumin ndaj Iranit deri më 6 prill

26 Mars, 2026

Festë në Poloni, Arbër Hoxha kalon Shqipërinë në avantazh, mbyllet pjesa e parë

26 Mars, 2026

Turqia, një hap drejt botërorit, mposht Rumaninë në gjysmëfinalen e playoff

26 Mars, 2026

Starton Poloni-Shqipëri, Kombëtarja synon rezultat historik në Varshavë

26 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.