Rritja e çmimit të naftës me gati 70 lekë ka vënë në vështirësi transportin publik.
Shoqata e transportit publik kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet në mënyrë që të mos cenohet shërbimi për qytetarët. Ndërkohë që, në pritje të një reagimi, ata paralajmërojnë uljen e frekuencës së qarkullimit të autobusëve, por kanë garantuar që nuk synojnë rritje të çmimit të biletës.
Shoqatat e transportit publik kërkojnë që të ndërhyjnë si qeveria, por edhe bashkitë për t’i rimbursuar në mënyrë që të mos cenohet shërbimi ndaj qytetarëve.
Çmimi i naftës nga 145 lekë është rritur në 214 lekë, që sipas të gjitha shoqatave të transportit publik ka rritur shpenzimet operative dhe i vë në vështirësi. Pa mbështetje institucionale nuk mund të garantojmë shërbim me të njëjtën cilësi të transportit publik, shprehen në një deklaratë për mediat./tch











