• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 12 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Myrto Uzuni konfirmon largimin nga Granada: Po ik me krenari

24 Janar, 2025
tek Bota, Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Myrto Uzuni ka thënë lamtumirë Granadës pas tre sezonesh të paharrueshme, duke u larguar si golashënuesi më i mirë i huaj në historinë e klubit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare e ka konfirmuar largimin e tij nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku shprehu falenderimet për shokët e skuadrës dhe stafin, por edhe zhgënjimin për disa aspekte të kalimit të tij te Granada.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në postimin e tij, Uzuni thekson se humbi Europianin 2024 për të dhënë gjithçka për këtë fanellë, duke vuajtur edhe dëmtime të shumta gjatë sezonit të fundit. Ai e përfundon mesazhin duke nënvizuar se shpreson që kjo mos jetë një lamtumirë përfundimtare, dhe se do të vazhdojë të ndjekë suksesin e Granadës!


Postimi i plotë i Myrto Uzunit:

Lexo edhe:

Ukraina dhe Rumania nënshkruajnë marrëveshje për prodhim të përbashkët të dronëve

Sulm me dron në një bazë ushtarake në Irak, plagosën dy ushtarë amerikanë

“Të dashur tifozë të Granada CF,
Sot them lamtumirë. Momenti erdhi me lot në sy pas tre vitesh të paharrueshme. Falënderoj shokët e mi të skuadrës, trajnerët dhe punëtorët e klubit. Vajzat e kuzhinës. Njerëz që punojnë shumë dhe nuk dalin në televizion për të ndarë momentet e triumfit dhe humbjes që më shënuan përgjithmonë.
Erdha në vitin 2022, përjetuam një rënie që më bëri më të fortë dhe në 2023 arrita versionin tim më të mirë, duke fituar trofeun e golashënuesit me 23 gola dhe titullin kampion. Në vitin 2024, edhe pse shënova 11 gola, nuk mjaftuan për të shpëtuar ekipin. Kam luajtur i dëmtuar me gjilpëra në çdo ndeshje. Dhe kam humbur Euro 2024 pasi e ndjeja peshën e mbështetjes suaj dhe kam dhënë gjithçka për këtë fanellë.
Sot duhet të marr një vendim të vështirë për familjen time. Largohem me krenari nga ky klub, duke qenë golashënuesi më i mirë i huaj në historinë e tij (49 gola, 8 asistime në 106 ndeshje). Nuk do ta harroj kurrë mbështetjen tuaj, veçanërisht atë të Curva Sur.
Shpresoj që kjo të jetë një “shihemi më vonë” dhe jo një lamtumirë përfundimtare. Deri në momentin kur këta njerëz nuk janë më në klub. Sepse Granada e meriton të jetë gjithmonë në La Liga. Zemra ime do të jetë gjithmonë kuq e bardh.
Të dua, Granada ime. Gjithmonë ushtari yt, Myrto Uzuni.”


Uzuni largohet nga Granada duke lënë pas një trashëgimi të shquar: 49 gola dhe 8 asistime në 106 ndeshje, duke u bërë golashënuesi më i mirë i huaj në historinë e klubit. Tashmë ai është gati për një kapitull të ri në karrierën e tij me Austin FC në SHBA.

Nga Kategoria

Bota

Ukraina dhe Rumania nënshkruajnë marrëveshje për prodhim të përbashkët të dronëve

12 Mars, 2026
Bota

Sulm me dron në një bazë ushtarake në Irak, plagosën dy ushtarë amerikanë

12 Mars, 2026
Sporti

UEFA nis procedim disiplinor ndaj Pedro Netos pas incidentit me mbledhësin e topave

12 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

SPAK: Pastrimi i parave po zhvendoset nga modelet sporadike tek arkitektura të qëndrueshme

12 Mars, 2026

Ukraina dhe Rumania nënshkruajnë marrëveshje për prodhim të përbashkët të dronëve

12 Mars, 2026

Sulm me dron në një bazë ushtarake në Irak, plagosën dy ushtarë amerikanë

12 Mars, 2026

Sulmi kibernetik ndaj Kuvendit/ SHBA: Akt dashakeq nga Irani

12 Mars, 2026

Nuk dorëzoi Ballukun, delegacioni i BE i rikujton Ramës procesin e integrimit

12 Mars, 2026

Marta Kos: Vendet që i bashkohen BE-së duhet të kenë demokraci të forta

12 Mars, 2026

Osmani takohet me të ngarkuarën me punë të SHBA në Kosovë

12 Mars, 2026

Nafta në Kosovë shkon në 1.55 euro për litër, Autoriteti Konkurrencës nis hetimin

12 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.