Lëvizje rebele nga trajneri portugez
Skandali rreth largimit/protestës së José Mourinhos mori një kthesë të papritur — dhe shumë tipike për “Special One”.
Sipas raportimeve të mediave sportive, përfshirë El Chiringuito, trajneri portugez i Benficës nuk e ndoqi ndeshjen nga tribunat, por nga një vend shumë i pazakontë: brenda autobusit të ekipit, i parkuar në parkimin nëntokësor të Santiago Bernabéu. Raportime të ngjashme u pasqyruan edhe nga media të tjera sportive pas ndeshjes.
Sipas këtyre raportimeve, Mourinho qëndroi vetëm pak metra larg fushës, por teknikisht mbajti fjalën e tij për të mos u shfaqur në tribunë. Ky veprim u pa si vazhdim i protestës së tij ndaj sanksioneve të UEFA-s, pasi më herët kishte refuzuar edhe konferencën zyrtare për shtyp.
Sa i përket ndeshjes, Real Madridi fitoi me përmbysje 2-1 ndaj Benficës, duke kaluar më tej me rezultatin e përgjithshëm 3-1.










