Tre fshatra në Delvinë janë izoluar pasi ura e fshatit Leftrehor është shkatërruar si pasojë e reshjeve intensive të pasdites së sotme.
Ura lidhëse është shembur plotësisht, duke lënë të bllokuar banorët e Kakodhiqit, Lefterhorit dhe Varfajt. Mësohet se ura ka pësuar dëmtime edhe ditët e mëparshme, ndërsa është ndërhyrë disa herë për të mbajtur qarkullimin të hapur.
Aktualisht banorët e tre fshatrave janë pa mundësi kalimi, ndërsa pritet ndërhyrja e mjeteve të specializuara për të rikthyer qarkullimin. Autoritetet lokale po vlerësojnë dëmet dhe po kërkojnë zgjidhje të përkohshme për të garantuar lëvizjen.








