Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, të alternuara me kthjellime, kryesisht në zonën veriore të territorit. Pas orëve të pasdites pritet përmirësim i motit me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit.
Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët që në orët e para të 24-orëshit deri rreth mesditës, kryesisht në zonat jugore dhe qendrore. Në periudha afatshkurtra reshjet mund të marrin formën e shtrëngatave. Ndërkohë, në zonën veriore priten reshje të izoluara, kryesisht në formë pikash shiu dhe në relievet e larta malore. Pas orëve të pasdites reshjet do të ndërpriten në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim juglindje–verilindje me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa në bregdet, lugina dhe zona malore mund të arrijë deri në 14 m/s.
Valëzimi në dete parashikohet të jetë i forcës 1 deri në 3 ballë.
Temperaturat në rang territori do të variojnë nga 3°C minimalja deri në 17°C maksimalja.











