• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 21 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Moska njofton se kanë filluar përgatitjet për një takim mes Presidentit Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin

22 Shkurt, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Përgatitjet kanë filluar për një takim mes Presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin, tha të shtunën Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov. Një takim i tillë do të shënonte një zhvendosje dramatike nga izolimi perëndimor i Moskës lidhur me luftën e saj në Ukrainë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Duke folur për mediat shtetërore ruse, zoti Ryabkov tha se një takim i mundshëm Putin-Trump mund të përfshijë bisedime të gjera mbi çështjet globale, jo vetëm luftën në Ukrainë.

“Bëhet fjalë për fillimin e procesit drejt normalizimit të marrëdhënieve midis vendeve tona, gjetjes së mënyrave për të zgjidhur situatat më të mprehta dhe që mund të jenë shumë, shumë të rrezikshme, mes tyre edhe Ukraina,” tha ai.

Lexo edhe:

Fushatat zgjedhore parlamentare fillojnë në Hungari Kandidatë dhe organizatat mbështetëse kanë dy javë për të mbledhur nënshkrimet e nevojshme të mbështetjes.

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Por zyrtari rus tha se përpjekjet për të organizuar një takim të tillë janë në një fazë të hershme dhe se realizimi i tij do të kërkojë “punë përgatitore intensive”.

Zoti Ryabkov tha se të dërguarit e SHBA-së dhe Rusisë mund të takohen “brenda dy javëve të ardhshme” për t’u hapur rrugën bisedimeve të mëtejshme midis zyrtarëve të lartë.

Përfaqësuesit rusë dhe amerikanë ranë dakord të martën të fillojnë punën për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe për të përmirësuar lidhjet e tyre diplomatike dhe ekonomike, sipas diplomatëve të lartë të dy vendeve, në një takim të nivelit të lartë në Arabinë Saudite që shënoi një ndryshim drastik në politikën e jashtme amerikane nën udhëheqjen e Presidentit Trump.

Pas takimit, Sekretari i Shtetit i SHBA Marco Rubio tha se të dyja palët ranë dakord gjerësisht për të ndjekur tre objektiva: rivendosjen e personelit në ambasadat e tyre përkatëse në Uashington dhe Moskë; krijimin e një ekipi të nivelit të lartë për të mbështetur bisedimet e paqes në Ukrainë; dhe eksplorimin e marrëdhënieve më të ngushta si edhe bashkëpunimin ekonomik.

Megjithatë ai theksoi se bisedimet – ku morën pjesë homologu i tij rus, Sergej Lavrov dhe zyrtarë të tjerë të lartë rusë dhe amerikanë – shënuan fillimin e një dialogu dhe se ka më shumë punë përpara.

Ministri Lavrov, nga ana e tij, e përshëndeti takimin si “shumë të dobishëm”.

Asnjë zyrtar ukrainas nuk ishte i pranishëm në takimin, i cili vjen ndërsa Ukraina po humb ngadalë por në mënyrë të qëndrueshme terren përballë trupave ruse që janë më të shumta në numër, tre vjet pasi Moska filloi agresionin frontal ndaj fqinjit të saj më të vogël.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se vendi i tij nuk do të pranojë asnjë rezultat nga bisedimet pasi Kievi nuk mori pjesë. Aleatët evropianë gjithashtu kanë shprehur shqetësime se po anashkalohen.

Nga Kategoria

Bota

Fushatat zgjedhore parlamentare fillojnë në Hungari Kandidatë dhe organizatat mbështetëse kanë dy javë për të mbledhur nënshkrimet e nevojshme të mbështetjes.

21 Shkurt, 2026
Lajme

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

21 Shkurt, 2026
"Me Ilir Metën përmes Jam-it," Vrenozi zbulon takimet në Presidencë: Më dërgon përshëndetje nga burgu.
Lajme

“Me Ilir Metën përmes Jam-it,” Vrenozi zbulon takimet në Presidencë: Më dërgon përshëndetje nga burgu.

21 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Serie A: Lazio humbet në Cagliari, bardhekaltërit largohen nga zona evropiane

Serie A: Lazio humbet në Cagliari, bardhekaltërit largohen nga zona evropiane

21 Shkurt, 2026
Zinedine Zidane rikthehet si trajner, arrihet marrëveshja për stolin e Francës

Zinedine Zidane rikthehet si trajner, arrihet marrëveshja për stolin e Francës

21 Shkurt, 2026

Fushatat zgjedhore parlamentare fillojnë në Hungari Kandidatë dhe organizatat mbështetëse kanë dy javë për të mbledhur nënshkrimet e nevojshme të mbështetjes.

21 Shkurt, 2026

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

21 Shkurt, 2026
"Me Ilir Metën përmes Jam-it," Vrenozi zbulon takimet në Presidencë: Më dërgon përshëndetje nga burgu.

“Me Ilir Metën përmes Jam-it,” Vrenozi zbulon takimet në Presidencë: Më dërgon përshëndetje nga burgu.

21 Shkurt, 2026

Hezbollah njofton se sulmet izraelite në lindje të Libanit kanë vrarë tetë nga anëtarët e tij Dy burime nga Hezbollah i thanë Associated Press-it se tetë nga anëtarët e tyre, përfshirë zyrtarë të nivelit lokal, janë vrarë gjatë sulmeve izraelite të premten në rajonin e Baalbekut në lindje. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit deklarojnë se sulmet kanë eliminuar anëtarë që po planifikonin operacione kundër Izraelit.

21 Shkurt, 2026
Mateo, banori më i dashur, debate në BBV/ Miri: U zgjodh nga historia e romancave. Rogerti: Ka filluar të pëlqejë vetveten.

Mateo, banori më i dashur, debate në BBV/ Miri: U zgjodh nga historia e romancave. Rogerti: Ka filluar të pëlqejë vetveten.

21 Shkurt, 2026

Fitime të mëdha për 4 shenja të zodiakut! Cilët janë të favorizuarit në aspektin financiar

21 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.