Rusia ka deklaruar se është ende herët për të përcaktuar nëse Rusia do të marrë pjesë në të ashtuquajturin Bordi i Paqes për Gazën, duke theksuar se Moska nuk i ka ende të qarta të gjitha detajet e kësaj iniciative.
Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov, tha se Rusia shpreson të marrë më shumë informacion gjatë kontakteve me palën amerikane, përpara se të marrë një vendim.
“Është e parakohshme ta themi këtë”, u shpreh Peskov, i pyetur nëse Shteti Union i Rusisë dhe Bjellorusisë do të përfaqësohet në këtë strukturë, duke qenë se si Moska ashtu edhe Minsku kanë marrë ftesa nga Shtetet e Bashkuara.
Sipas tij, ende nuk është e qartë nëse iniciativa lidhet vetëm me Rripin e Gazës apo ka një kontekst më të gjerë diplomatik. “Ka shumë pikëpyetje në lidhje me këtë bord dhe presim që ato të sqarohen gjatë kontakteve me amerikanët”, tha Peskov.
Raportime të mëparshme kanë bërë me dije se udhëheqës të disa vendeve, përfshirë presidentin rus Vladimir Putin, kanë marrë ftesa nga Shtetet e Bashkuara për t’u bashkuar me këtë organ.










