• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Mos blini qumësht në rrugë se fshatari mund t’i ketë hedhur ujë, por blijeni në fabrika me vaj palme, qumësht pluhur…dhe kimikate të tjera!

24 Nëntor, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Është konfirmuar tashmë sasia kolosale e qumështit pluhur që importohet në Shqipëri, së bashku me vajin e palmës, të cilat përdoren për prodhimin e qumështit të paketuar që shitet në treg me çmime të larta, shpesh të krahasueshme me ato të Zvicrës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ndërkohë në rrjetet sociale dhe media nisin herë pas here fushata për të frikësuar qytetarët nga blerja e qumështit të freskët nga fermerët, duke u thënë se bidonat mund të jenë të palarë ose qumështit mund t’i jetë shtuar ujë.

Në nëntekst jepet mesazhi që qytetarët duhet të blejnë vetëm qumësht të paketuar, pikërisht produktin e prodhuar nga industria e përpunimit.

Lexo edhe:

Makina Ergys Agasi me 607 mijë lekë gjoba të papaguara, e fundit në Surrel afër shtëpisë së Edi Ramës

Shpërthen në flakë makina te Liqeni artificial në Tiranë

Skyweb.al i është referuar shpesh problematikës së tregut të qumështit dhe vetëm pak javë më parë publikoi gjetjet e Autoritetit të Konkurrencës, i cili në fund të vitit 2024 mbylli hetimin e thelluar ndaj katër kompanive kryesore të përpunimit: Erzeni, AdG (Lufra), Gjirofarm dhe Shaka Boboshticë, pas raportimeve mediatike dhe dyshimeve për koordinim në çmimin e blerjes nga fermerët.

Komisioni i Konkurrencës arriti në përfundimin se nuk ekziston një marrëveshje e drejtpërdrejtë në uljen e çmimeve, por vuri në dukje një fenomen shqetësues: gjatë vitit 2024 këto kompani ulën ndjeshëm çmimin e blerjes nga fermerët, ndërkohë që çmimi final për konsumatorin u rrit ndjeshëm.

Kjo përmbysje e raporteve shihet si “kartoni i parë i kuq” për tregun, duke treguar një disbalancë të thellë midis prodhuesve dhe konsumatorëve.

Hetimi evidentoi gjithashtu një rritje të madhe të importeve të qumështit, sidomos nga Erzeni sh.p.k., që shtoi ndjeshëm sasinë e importuar gjatë vitit 2024, ndërsa Lufra ndoqi të njëjtin trend në një nivel më të ulët.

Problemi më serioz që del nga dokumentet e siguruara nga Skyweb.al lidhet me cilësinë e qumështit që arrin në tregun shqiptar.

Autoriteti i Konkurrencës i kërkoi AKU-së të forcojë ndjeshëm kontrollet mbi kompanitë përpunuese dhe të verifikojë treguesit mikrobiologjikë të lëndës së parë.

Në raport nënvizohet se, për shkak të mungesës së qumështit cilësor në treg, kompanitë shpesh detyrohen të pranojnë lëndë të parë jashtë parametrave të lejuar, duke rrezikuar shëndetin e konsumatorëve.

Gjatë verifikimeve në terren, inspektorët konstatuan raste ku qumështi nuk plotësonte standardet minimale higjieno-sanitare.

Përballë këtij realiteti, lindin pyetjet thelbësore: Çfarë është më e rrezikshme për konsumatorët? Uji që mund t’i ketë hedhur një fermer qumështit apo vaji i palmës? Bidoni i palarë apo konservantët për jetëgjatësinë? Ndonjë bakter që zhduket me zierje apo qumështi i importuar jashtë standardeve mikrobiologjike siç konstaton Autoriteti i Konkurerrencës ? A është më i dëmshëm në popullatë ndonjë mashtrim i vogël i një fermeri me një a dy lopë apo industria e madhe që shet produkte të bazuara në zëvendësues industrialë?

Prej vitesh fermeri shqiptar përballet me presion të dyfishtë: politika të dështuara bujqësore që nuk e ndihmojnë të konkurojë me rajonin dhe sjelljen e përpunuesve që i blejnë qumështin me çmime minimale, ndërsa në publik përhapin frikë për produktet e tij, duke e penalizuar dyfish.

Ndërkohë, për shkak të subvencioneve të larta të qeverisë serbe, qumështi serb del më lirë në tregun shqiptar sesa çmimi me të cilin përpunuesit e blejnë nga fermerët vendas, duke e vendosur shtresën prodhuese në një terren të padrejtë konkurrence.

Numri i lopëve bie çdo vit, sasia e qumështit vendas po zvogëlohet, dhe industria e përpunimit vijon të bazohet gjithnjë e më shumë tek importet.

Shpesh përpunuesit ankohen se mediat “godasin pa të drejtë prodhuesit vendorë”, por a nuk është ky momenti për të pyetur pse sulmohet fermeri shqiptar, ai që prodhon qumështin real, jo atë të ricikluar nga pluhuri?

Nga Kategoria

Aktualitet

Makina Ergys Agasi me 607 mijë lekë gjoba të papaguara, e fundit në Surrel afër shtëpisë së Edi Ramës

24 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Shpërthen në flakë makina te Liqeni artificial në Tiranë

24 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Shtrenjtohet zhdoganimi i makinave, rriten kostot për çdo kategori

24 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Makina Ergys Agasi me 607 mijë lekë gjoba të papaguara, e fundit në Surrel afër shtëpisë së Edi Ramës

24 Dhjetor, 2025

Shpërthen në flakë makina te Liqeni artificial në Tiranë

24 Dhjetor, 2025
Jashari: Është e papranueshme që disa politikanë të krahasojnë veprimet e Qeverisë në veri me ato të Millosheviqit

Jashari: Është e papranueshme që disa politikanë të krahasojnë veprimet e Qeverisë në veri me ato të Millosheviqit

24 Dhjetor, 2025

Video. Lajme të fundit | 24 Dhjetor 2025 – Në Mesdite

24 Dhjetor, 2025

Ylli i Liverpoolit Florian Wirtz pohon se ka më pak vëmendje në Anfield sesa do të kishte tek rivalët

24 Dhjetor, 2025
Abrashi: 630 milionë euro të humbura për dy vjet e gjysmë nga masat e marra

Abrashi: 630 milionë euro të humbura për dy vjet e gjysmë nga masat e marra

24 Dhjetor, 2025

Paraqitja e Trump-it trazoi vitin 2025 për energjinë e pastër. Pse ekspertët janë optimistë?
” përpjekja e Trump-it për të dëmtuar energjinë e pastër nuk është e mjaftueshme për të kompensuar avantazhet natyrore që ka,” thotë një ekspert.

24 Dhjetor, 2025

Pesë filmat më të mirë të Krishtlindjeve të të gjitha kohërave, duhet t’i shikoni patjetër

24 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.