• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 10 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Momenti kyç në Hagë: Sot vendimi për mocionin e mbrojtjes ndaj Thaçit e të tjerëve

16 Korrik, 2025
tek Kosova, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Sot pritet një ndër vendimet e rëndësishme në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Trupi Gjykues në çështjen “Thaçi dhe të tjerët” ka caktuar datën 16 korrik (sot) për ta bërë publik vendimin e tyre në lidhje me Mocionin e përbashkët të ekipeve mbrojtëse për të rrëzuar pjesë të caktuara të Aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Gjykata do të vendosë nëse do t`i rrëzojë disa nga pikat e aktakuzës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Lexo edhe:

“Evropa është në luftë”, Ursula von der Leyen: Qëndrojmë në krah të Polonisë, përgjigjja jonë ndaj Putinit është e qartë

Mendimi se lokacioni i dyshuar për varrezë masive në Kozhle është shfrytëzuar si deponi mbeturinash.

Ky hap mund të ndikojë drejtpërdrejt në ecurinë e mëtejme të gjykimit. Avokatë dhe përfaqësues të organizatave të drejtësisë sqarojnë rëndësinë e kësaj faze dhe ecurinë e rasteve të tjera në Dhomat e Specializuara.

Procesi gjyqësor ndaj katërshes Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi tashmë ka hyrë në fazën përfundimtare, dhe cilido qoftë vendimi për rrëzimin ose jo të akuzave, pritet të ndikojë dukshëm në vazhdimin e çështjes. Të mërkurën gjykata do të vendosë për mocionin e mbrojtjes që kërkon rrëzimin e disa pikave të aktakuzës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Seanca për vendimin më të rëndësishëm pas përfundimit të paraqitjes së provave dhe dëshmitarëve nga Prokuroria, do të fillojë nga ora 9 e mëngjesit dhe pritet që gjatë ditës të vazhdohet tutje me procesin, përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve ekspertë të Zyrës së Mbrojtësit të Viktimave.

Gjyqtarët kanë urdhëruar MV-në t’i bëjë gati ekspertët pavarësisht vendimit për Mocionin, ngaqë sipas Charles Smith, natyra e këtij Mocioni kundërshtues është i limituar andaj gjykimi do të kalojë në fazën tjetër.

Mbrojtja e kishte dorëzuar këtë Mocion më 12 qershor ndërkaq kundërpërgjigja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka shkuar në adresë të Gjykatës më 7 korrik.

Avokati Taulant Hodaj shpjegon procedurat që ndjek Gjykata Speciale në këtë fazë.

“Ky është një filtër që, nëse eventualisht aktakuza është e dobët në bazë të provave që i ka ofruar vetë prokuroria dhe dëshmitarët e saj dëshmojnë të kundërtën e asaj që pretendohet në aktakuzë, atëherë gjykata mund të ndërhyjë. Është një stad i ndërmjetëm: nesër trupi gjykues mund të rrëzojë disa pika të aktakuzës, mund të mos rrëzojë asnjë ose mund të vendosë të vazhdojë me të gjitha. Nga njoftimi zyrtar, nesër do të jepet një vendim, ndërsa është kërkuar nga përfaqësuesi i viktimave që të paraqesë fjalën e tij që në njëfarë mënyre nënkupton se jo të gjitha pikat e aktakuzës do të rrëzohen, apo asnjë prej tyre”, ka thënë ai.

Sipas avokatit Hodaj, rrëzimi i disa pikave të aktakuzës mund ta lehtësojë vendimmarrjen përfundimtare që pritet në fund të këtij viti apo në fillim të vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, Gjykata Speciale tashmë ka dhënë një vendim të formës së prerë në rastin e Salih Mustafës, një vendim që konfirmon aktgjykimin e Apelit, me dënim prej 15 vjetësh burgim. Sa i përket rastit të Pjetër Shalës, përfaqësuesja e Institutit të Kosovës për Drejtësi, Blendina Veliqi, shpjegon procedurat e mëtejshme:

“Qoftë mbrojtja, qoftë prokuroria mund të bëjnë ankesë për mbrojtje të ligjshmërisë. Aty nuk bëhet vlerësimi i provave, por mund të paraqiten pretendime për shkelje të ndonjë ligji. Në atë rast, procedurat vazhdojnë në Gjykatën Supreme, e cila mund ta ndryshojë vendimin, mund ta kthejë në rishqyrtim, ose mund të konstatojë se ka pasur shkelje që nuk ndikojnë në ndryshimin e vendimit të Apelit”, ka thënë Veliqi.

Gjykata e Apelit e Gjykatës Speciale ia ka ulur dënimin Pjetër Shalës, i njohur si “Ujku”, nga 18 në 13 vjet burg.

Nga Kategoria

Bota

“Evropa është në luftë”, Ursula von der Leyen: Qëndrojmë në krah të Polonisë, përgjigjja jonë ndaj Putinit është e qartë

10 Shtator, 2025
Mendimi se lokacioni i dyshuar për varrezë masive në Kozhle është shfrytëzuar si deponi mbeturinash.
Kosova

Mendimi se lokacioni i dyshuar për varrezë masive në Kozhle është shfrytëzuar si deponi mbeturinash.

10 Shtator, 2025
Bota

VIDEO/ Tragjike në SHBA, 23 vjeçarja ukrainase vritet në tren, autoritetet përballë kritikave për autorin me të shkuar kriminale

10 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

“Evropa është në luftë”, Ursula von der Leyen: Qëndrojmë në krah të Polonisë, përgjigjja jonë ndaj Putinit është e qartë

10 Shtator, 2025
Mendimi se lokacioni i dyshuar për varrezë masive në Kozhle është shfrytëzuar si deponi mbeturinash.

Mendimi se lokacioni i dyshuar për varrezë masive në Kozhle është shfrytëzuar si deponi mbeturinash.

10 Shtator, 2025
Shkelje serioze dhe e pazakontë e hapësirës ajrore në Poloni dhe NATO, Starmer: Kërkohet rritja e presionit ndaj Putin

Shkelje serioze dhe e pazakontë e hapësirës ajrore në Poloni dhe NATO, Starmer: Kërkohet rritja e presionit ndaj Putin

10 Shtator, 2025
Nga Ukraina, pa njohuri për shqip, pa njohje, tani kam 3 fëmijë! Oksana rrëfen përbordoshëm!

Nga Ukraina, pa njohuri për shqip, pa njohje, tani kam 3 fëmijë! Oksana rrëfen përbordoshëm!

10 Shtator, 2025

Emmanuel Macron emëron Sébastien Lecornu si kryeministrin e ri të Francës. Lecornu ishte parashikuar për këtë post vitin e kaluar dhe do të pasojë François Bayrou, i cili u shkarkua pas një votimi mosbesimi në parlament të hënën.

10 Shtator, 2025

VIDEO/ Tragjike në SHBA, 23 vjeçarja ukrainase vritet në tren, autoritetet përballë kritikave për autorin me të shkuar kriminale

10 Shtator, 2025
Aksident i rëndë në Ballsh: 18-vjeçari godet me makinë një vajzë të mitur

Thikë në Tiranë: 29-vjeçari sulmon vëllezërit e tij

10 Shtator, 2025

“Udheheqësi i paegoizëm” Kylian Mbappe merr vlerësime të shkëlqyera nga Didier Deschamps pas një penalltie vendimtare në fitoren e ngushtë të Francës ndaj Islandës.

10 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.