Në këto 12 ditë luftë ka qarkulluar shpesh lajmi i plagosjes së djalit të ish-udhëheqësit Suprem të Iranit, të ndjerit Ali Khamenei, Mojtaba, i cili në fakt tashmë ka marrë zyrtarisht rolin e babait të tij.
Ndërkohë që sipas raportimit në New York Times, ai është plagosur në këmbë që nga sulmi i parë izraelit i 28 shkurtit, atëhere kur mbeti i vrarë edhe babai i tij dhe tashmë ndodhet në një vend të sigurt.
Sipas burimeve të NYT çdo komunikim me botën e jashtme mund të zbulojë vendndodhjen e Khameneit, duke e vënë atë në rrezik.











