• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 2 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Miratohet marrëveshja me BE për programin operacional të energjisë

2 Qershor, 2025
tek Aktualitet, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese ka miratuar ditënn e sotme marrëveshjen e financimit me Komisionin Evropian për programin operacional shumëvjeçar në fushën e energjisë. Kjo marrëveshje do të zbatohet për periudhën 2024-2027, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III).

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në fjalën e tij para Komisionit zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ami Kozeli ka theksuar rëndësinë e këtij programi. Në fjalën e tij, Kozeli deklaroi se ky program përfshin 4 fusha kryesore të veprimit që janë energjia e rinovueshme, infrastruktura për automjetet elektrike, eficienca e energjisë në sektorin e ujit si dhe përmirësimi i kapaciteteve institucionale.

“Fusha e parë është energjia e rinovueshme dhe eficienca e energjisë, ku synohet përmirësimi i eficiencës së energjisë në ndërtesat publike të 4 bashkive të përzgjedhura, zhvillimi i burimeve të rinovueshme dhe ulja e emetimeve të gazrave serë. Programi do të përfshijë instalimin e paneleve fotovoltaike, kolektorëve diellorë, dhe sisteme të tjera alternative të energjisë, duke mbështetur rreth 8,000 familje me skema grantesh.

Lexo edhe:

Nis bora në qarkun e Kukësit, temperaturat zbresin deri në –16°C, autoritetet: Shoferët të kenë kujdes!

Aksident i rëndë në Lezhë, dyshohet për dy të rinj të vdekur

Fusha e dytë është infrastruktura për automjetet elektrike, ku synohet ulja e emetimeve të karbonit dhe përafrimi i legjislacionit me atë të BE. Parashikohet instalimi i 130 stacioneve të karikimit të shpejtë në akset kryesore të vendit, si dhe forcimi i kapaciteteve të Agjencisë së Eficiencës së Energjisë.

Fusha e tretë lidhet me eficiencën e energjisë në sektorin e ujit, ku objektivi është përmirësimi i sistemit të ujësjellës-kanalizimeve, përmes instalimit të paneleve fotovoltaike me kapacitet deri në 15 megavat dhe asistencës teknike për stafin e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe ndërmarrjeve vendore.

Fusha e katërt synon përmirësimin e kapaciteteve institucionale, duke ofruar asistencë teknike për përgatitjen e dokumenteve të projekteve dhe ngritjen e kapaciteteve administrative për menaxhimin dhe monitorimin efektiv të programit. Ky program, me një vlerë totale prej 79 milionë euro, përfshin një donacion prej 50 milionë euro nga Bashkimi Evropian dhe 29 milionë euro bashkëfinancim nga qeveria shqiptare”, tha Kozeli.

Nga Kategoria

Aktualitet

Nis bora në qarkun e Kukësit, temperaturat zbresin deri në –16°C, autoritetet: Shoferët të kenë kujdes!

2 Janar, 2026
Aksident në Maliq/ Një 38-vjeçar humb kontrollin e automjetit, dy pasagjerë plagosen, përfshirë një fëmijë 11-vjeçar
Aktualitet

Aksident i rëndë në Lezhë, dyshohet për dy të rinj të vdekur

2 Janar, 2026
Aktualitet

Erë e fortë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë

2 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Pa shtetësi në Afrikën e Jugut: ‘Je i padukshëm, nuk ekziston’

2 Janar, 2026

Nis bora në qarkun e Kukësit, temperaturat zbresin deri në –16°C, autoritetet: Shoferët të kenë kujdes!

2 Janar, 2026

Video. Të rejat më të fundit | 2 Janar 2026 – Mëngjesi

2 Janar, 2026
Policia ndihmon një qytetare që ra në lumin Ibër

Policia ndihmon një qytetare që ra në lumin Ibër

2 Janar, 2026

Zelenskyy njofton për një sërë takimesh të nivelit të lartë që do të zhvillohen në fillim të janarit

2 Janar, 2026

Chelsea “nuk iu bë asnjë sherr” për Strasbourg, akuza e pabesueshme ndaj pronarëve të BlueCo, ndërsa Liam Rosenior bëhet favorit për të zëvendësuar Enzo Maresca.

2 Janar, 2026
Aksident në Maliq/ Një 38-vjeçar humb kontrollin e automjetit, dy pasagjerë plagosen, përfshirë një fëmijë 11-vjeçar

Aksident i rëndë në Lezhë, dyshohet për dy të rinj të vdekur

2 Janar, 2026

Studimi zbulon se krabët e vegjël Fiddler po thithin dhe shkatërrojnë mikroplastikën.

2 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.