Mnistrja e Brendshme, Albana Koçiu ka folur për herë të parë lidhur me protestën e fundit të opozitës ku për shkak të tensioneve, u shoqërua në komisariat një i mitur 14-vjeçar.
Koçiu ka justifikuar arrestimin etë miturit, duke thënë se policia ka kryer detyrën, pasi i mituri po qëllonte policinë me gurë. Ajo shtoi se autoritet kanë bërë thirrje të vazhdueshme për ruajtjen e qetësisë, por u shpërfillën. Sa i përket të miturit, ministrja pretendoi se në asnjë moment nuk është trajtuar në mënyrë të paligjshme apo çnjerëzore.
Kujtojmë se i mituri dhe familjarët e tij deklaruan që ai nuk kishte lidhje me protestën, por thjesht po kalotne në bulevard për t’u kthyer në shtëpi.











