Një listë e gjerë barnash kanë pësuar rritje të çmimit duke filluar nga muaji janar i këtij viti.
Madje, disa prej tyre kanë pësuar rritje më shumë se 100 për qind të shifrës. Një antibiotik që njeh përdorim të gjerë si Cefazolina ka pësuar rritje prej rreth 4000 % duke filluar nga dita e sotme.
Por, nuk përfundon këtu rritja e çmimeve. Janë dhjetëra ilaçe të tjera që pësojnë rritje deri në 97% të shumës krahasuar me vitin 2026. Që prej 1 janarit Qendra Kombëtare e Barnave ka nisur të emetojë pullat e reja të barnave, të cilat vijnë për pacientin me disafish më shtrenjtë.
Ministria e Shëndetësisë bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave ka përcaktuar çmimet e reja me të cilat do të tregtohen barnat për vitin 2026, të cilat janë ndjeshëm më të shtrenjta se një vit më parë.
Metformina, një nga barnat që përdoret për diabetin e tipit, ka pësuar gjithashtu rritje duke filluar nga kjo e shtunë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, çmimi i këtij produkti i prodhuar në Maqedoninë e Veriut rritet me 2000%.
Tobradex, një medikament që më parë ka qenë 300 lekë do të shitet sipas listës së re që ka siguruar Piranjat News me rreth 97% më shumë.
“Remsima”, një ilaç anti-inflamator për të rritur ka pësuar ndryshime çmimi prej 97%.
Sipas të dhënave zyrtare, disa produkte me përmbajtje Gadoteric Acid (meglumine salt), të përdorura si solucion për injeksion, kanë shënuar rritje që variojnë nga 13% deri në 62%, në varësi të paketimit dhe dozës. Rritja më e lartë për këtë grup është vërejtur te paketimi 15 ml, ku çmimi është rritur me rreth 62%.
Ndërkohë, një nga rritjet më të mëdha konstatohet te Infliximab, pluhur për koncentrat për infuzion (100 mg/vial), ku çmimi ka ndryshuar nga 121,75 në 240,00, duke shënuar një rritje prej rreth 97%.
Përveç listës së publikuar edhe ilaçe të tjera kanë pësuar rritje. Minitran (foto me poshte) nga 380 lekë që kushtonte vitin e shkuar, tani kushton plot 1369 lekë, rritje kjo më shumë se dyfishi i çmimit të vitit të shkuar.











