Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i ka thënë agjencisë së lajmeve të Katarit, Al Jazeera, se ajo që po ndodh tani nuk është negociatë, por shkëmbim mesazhesh drejtpërdrejt ose përmes miqve në rajon të Iranit.
Araghchi tha se merr mesazhe nga i dërguari special i SHBA-së në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, drejtpërdrejt si më parë, por kjo nuk do të thotë se po negociojmë.
Araghchi tha gjithashtu se Irani nuk i është përgjigjur planit 15-pikësh të SHBA-së . Kjo vjen pavarësisht një raporti nga Agjencia e Lajmeve Tasnim, e cila është e lidhur me Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, duke cituar një burim të informuar më 26 mars se Irani i ishte përgjigjur planit me kushtet e veta.
“Kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës janë të qarta”, ka thënë Aragchi, duke këmbëngulur se Irani dëshiron të sigurojë që nuk do të ketë përsëritje të sulmeve dhe se do të marrë kompensim për humbjet e shkaktuara nga konflikti.
Ai thotë se Irani nuk do të pranojë një armëpushim, por përkundrazi dëshiron një fund të plotë të luftës, jo vetëm në Iran, por në të gjithë rajonin.









