Protesta e minatorëve në minierën e bakrit në Spaç ka hyrë në ditën e 27-të.
Edhe pse kanë kaluar gati katër javë nga nisja e grevës, kompania nuk ka marrë në konsideratë kërkesat e punonjësve dhe nuk ka ofruar asnjë zgjidhje per punonjesit.
Burime nga brenda grupit të minatorëve protestues, bëjnë të ditur se situata është tensionuar më tej, pasi kompania ka shkarkuar nga puna edhe 40 punonjës të tjerë, me argumentin se kanë munguar në detyrë për shkak të protestës.
Ndërkohë, minatorët deklarojnë se nuk do të tërhiqen dhe do të vazhdojnë qëndresën deri në plotësimin e kërkesave të tyre, që lidhen me kushtet e punës, pagat dhe sigurimet shoqërore.










