• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 19 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Ekstra Showbiz

Mimoza Ahmeti refuzoi t’i japë një autograf, Egla Ceno i përgjigjet një ditë më pas

20 Korrik, 2025
tek Showbiz
Share on FacebookShare on Twitter

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuar mbrëmë në ‘’Goca dhe Gra’’ dhe dukej qartë që nuk kishte ndonjë simpati të madhe për Egla Cenon. Kjo u konfirmua në momentin që aktorja Egla Ceno i kërkoi poetes Mimoza Ahmeti që t’i vendoste një autograf në një nga librat që kishte sjellë me vete, por Mimoza refuzoi duke thënë e prerë: Jo.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Aktorja ka zgjedhur ta ironizojë këtë veprim të shkrimtares ndaj saj, ku përmes një postimi shkruan se po i shkruan nga fundi i krevatit të spitalit ku është shtruar nëna e saj.

“Ti je artiste dhe siç e dimë tashmë, artistët nuk janë të detyruar të jenë njerëz”, shkruan Egla duke shtuar se veprimi i shkrimtares ishte “një simfoni hipokrizie e shoqëruar me simptoma të një narçizmi të veshur me ‘poezi’ dhe ftohtësi që as metaforat nuk e ngrohin dot”.

Lexo edhe:

Personazhet e njohur shqiptare që u bënë nënë në vitin 2025

“Shihemi në shtëpi”: Konfirmohet banori i parë i “Big Brother VIP 5”, gazetari heq kravatën në fund të emisionit!

Reagimi i plotë i Egla Ceno:

E dashur Moza, ose më saktë: Moza që u ngrit mbi dorëshkrimet e një epoke, që hëngri metafora me lugë floriri e na mësoi të mos i kërkojmë dedikim poetëve, sepse ata janë mbi ne, si retë, si mjegulla, si keqkuptimi.

Po të shkruaj një letër publike nga fundi i një shtrati spitali ku shtrirë është nëna ime, sepse… le të themi që ti e meriton.

Moza e dashur, të ndoqa me kureshtje naive (impenjimi do kishte qenë i tepërt) gjatë intervistës që më ra për pjesë të të bëj, ku erdhe bashkë me librin tënd, plot 5 kopje, ndoshta për ta treguar, ndoshta për ta lexuar, ndoshta thjesht për të patur diçka që të mbash në dorë.

Unë në një akt njerëzor tu afrova me stilolaps në dorë, me lutjen e heshtur të një lexuesi që kërkon një dedikim dhe ti nuk ma dhe. Keqardhje? Jo. Habi? As që bëhet fjalë. Ti je artiste dhe siç e dimë tashmë, artistët nuk janë të detyruar të jenë njerëz.

E pra, Moza e madhe, nëse një lexues nuk e meriton një dedikim, pse ta marrë librin? Dhe nëse një autore nuk e sheh të arsyeshme të bëjë një dedikim, pse ta sjellë librin në televizor? Sepse, në fund të fundit, kjo është një simfoni hipokrizie e shoqëruar me simptoma të një narçizmi të veshur me “poezi” dhe ftohtësi që as metaforat nuk e ngrohin dot.

Ti nuk më le dot si “pemë”, më le si dikë që po i kërkonte dedikim dikujt që ka stil përbuzjen si art. Dhe ky është zhanër më vete.

Me përshëndetje të përmbajtura,

Një lexuese që do poezi, por jo pa njerëzi.

Nga Kategoria

Personazhet e njohur shqiptare që u bënë nënë në vitin 2025
Showbiz

Personazhet e njohur shqiptare që u bënë nënë në vitin 2025

19 Dhjetor, 2025
“Shihemi në shtëpi”: Konfirmohet banori i parë i “Big Brother VIP 5”, gazetari heq kravatën në fund të emisionit!
Showbiz

“Shihemi në shtëpi”: Konfirmohet banori i parë i “Big Brother VIP 5”, gazetari heq kravatën në fund të emisionit!

19 Dhjetor, 2025
Lajme

Fotot me Jozin pas ndarjes pushtuan rrjetin, Loredana Brati thyen heshtjen

19 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Fermerët protestojnë para shtëpisë së Macron për marrëveshjen tregtare të BE-së Fermerët francezë protestuan para shtëpisë së Presidentit Macron në Le Touquet, duke kërkuar që BE të heqë dorë nga marrëveshja tregtare Mercosur, pavarësisht vonesës në nënshkrimin e saj.

19 Dhjetor, 2025

Vidhet këmbana 250-vjeçare e Manastirit të Shën Gjergjit në Sarandë

19 Dhjetor, 2025

Man Utd i rekomandohet nënshkrimi i yllit të Borussia Dortmund për të zëvendësuar Bryan Mbeumo dhe Amad Diallo gjatë mungesës për AFCON

19 Dhjetor, 2025
Gjysma e shqiptarëve në diasporë: Sipas të dhënave të Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë vendit, shumica e tyre të rinj.

Gjysma e shqiptarëve në diasporë: Sipas të dhënave të Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë vendit, shumica e tyre të rinj.

19 Dhjetor, 2025

Në Drejtim Të Drejtë: Mijëra dokumente të Epstein do të publikohen sot, thotë zyrtari amerikan.

19 Dhjetor, 2025
Shqetësuese: Trupi i një italian i gjetur pa jetë në shtëpi, policia heton për vrasje pas një telefonate misterioze.

Shqetësuese: Trupi i një italian i gjetur pa jetë në shtëpi, policia heton për vrasje pas një telefonate misterioze.

19 Dhjetor, 2025
Kollçaku: LVV ka për qëllim të aktivizojë sigurimet shëndetësore

Kollçaku: LVV ka për qëllim të aktivizojë sigurimet shëndetësore

19 Dhjetor, 2025

Kaosi i udhëtimit për Krishtlindje: Të gjithë grevat e aeroporteve evropiane që priten në dhjetor.

19 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.