Milani nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Comos në rikuperimin e javës së 24-t të Serie A, duke lënë pikë të rënda në shtëpi dhe duke i hapur rrugë Interit të shkëputet në krye të renditjes me 7 pikë avantazh.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 32-të, kur Nico Paz përfitoi nga një gabim i rëndë i Maignan dhe e dërgoi Comon në avantazh, duke e befasuar “San Siro”-n. Rossonerët u përpoqën të reagojnë, por u dukën të ngadalshëm në qarkullim dhe jo mjaftueshëm të rrezikshëm në zonë.
Barazimi erdhi në minutën e 64-t: Rafael Leão finalizoi për 1-1 dhe i dha Milanit shpresë për përmbysje. Megjithatë, pjesa e mbetur nuk prodhoi golin e fitores. Ritmi ra, ndërhyrjet nga stoli nuk e ndryshuan pamjen dhe Milani u detyrua të kënaqet me një pikë.
Me këtë ndalesë, Milani humbet terren në garë, ndërsa Interi përfiton dhe e rrit diferencën në krye në +7, duke marrë një avantazh edhe më të qartë në sprintin e titullit.










