Lionel Messi ka treguar se tre djemtë e tij janë fansa të mëdhenj të disa prej yjeve më të mëdhenj të futbollit aktual. Në një intervistë të fundit, legjenda argjentinase 38-vjeçare, që luan për Inter Miami, zbuloi emrat e lojtarëve që fëmijët e tij i ndjekin më shumë.
“Cilët lojtarë ndjekin fëmijët e mi? Yamal, Mbappé, Haaland, Lewandowski, Vini Jr.,” u shpreh Messi.
Messi dhe bashkëshortja e tij, Antonela, kanë tre djem: Thiago, Mateo dhe Ciro. Të tre janë pjesë e akademisë së Inter Miami dhe duket se po ndjekin rrugën e babait të tyre.
Messi iu bashkua Inter Miami në vitin 2023 dhe deri tani ka zhvilluar 88 ndeshje, me 77 gola dhe 44 asistime.










