Safet Bajri i njohur si i forti i Dobraçit ka festuar 41-vjetorin e lindjes në burgun 313. Edhe pse pas hekurave nuk kanë munguar surprizat për të fortin e Shkodrës. Shiç shihet edhe në pamje një parashutë me mesazhe mbështetëse i janë dërguar në qeli Bajrit.
“Edhe mali më i lartë nuk mund t’ia fshehë qiellin atij që ka lindur me sy shqiponje”, shkruhej në mezash.
Safet Bajri u arrestua më 21 shkurt 2025. Bashkë me masën “arrest me burg” GJKKO ka miratuar me kërkesë të SPAK edhe për kryerjen e një analize të ADN-së së Safet Bajrit. Sipas raportimeve, ditën që u soll nga Shkodra në policinë e Tiranës e pranishme ka qenë edhe ekspertja që do të merrte kampionet për ADN, por nuk është lejuar në atë moment nga i arrestuari, i cili ka kërkuar të bëhet në një ditë tjetër.