• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 10 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

10 Prill, 2026
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Në një konferencë shtypi në Berlin të enjten (09.04.2026) kancelari i GjermanisëFriedrich Merz deklaroi se Qeveria Federale ka vendosur të rifillojë dialogun diplomatik me Teheranin.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Pas një periudhe të gjatë heshtjeje, për të cilën kishim arsye serioze dhe të mirëarsyetuara, tani po i rinisim bisedimet me Teheranin,” u shpreh kancelari.

Këtë hap do ta ndërmarrim në koordinimin me SHBA-në dhe partnerët europianë, theksoi Merz. Sipas tij, qëllimi është të kontribuojmë për suksesin e nogciatave që vazhdojnë për t’i dhënë fund luftës në rajon. Për këtë qëllim kancelari do të zhvillojë edhe një bisedë telefonike me kryeministrin e Pakistanit, që ndërmjetëson bisedimet SHBA-Iran.

Lexo edhe:

Putin shpall armëpushim të përkohshëm me rastin e Pashkëve Ortodokse, reagon Zelensky!

Melania Trump kërkon t’i japë fund ‘gënjeshtrave’, mohon çdo lidhje me Epstein: Nuk jam viktimë e tij, s’më ka njohur ai me Donald Trump

Gjermania tradicionalisht ka mbajtur marrëdhënie relativisht të qëndrueshme me autoritetet eIranitnë Teheran. Kjo përvojë diplomatike vlerësohet si bazë e rëndësishme për një kontribut konstruktiv gjerman në përpjekjet ndërkombëtare për paqe.

“Nuk dua përçarje të NATO-s”

Megjithatë, Merz ishte i përmbajtur me kritikat ndaj presidentit të SHBA-së Donald Trump. “Sado mirëkuptimin që kam për kërkesat për një qëndrim të prerë, më lejoni ta them edhe këtu, në këtë moment: Ne nuk duam, unë nuk dua një përçarje të NATO-s”, tha ai. “NATO-ja është një garant i sigurisë sonë, dhe mbi të gjitha në Evropë. Duhet të vazhdojmë të ruajmë gjakftohtësinë.”

Gjatë gjithë fundjavës së Pashkëve, sipas Zyrës Federale të Shtypit, kancelari ka qenë në kontakt “me të gjithë aktorët përkatës” të përfshirë në përshkallëzimin e situatës në Lindjen e Mesme. Mes tyre edhe presidenti i SHBA‑së, Donald Trump.

Fak­­ti që Merz deri sot nuk ishte shprehur publikisht lidhur me këtë çështje, gjë që u krijoi shqetësim shumë vëzhguesve. Tani Merz pasi përshëndeti armëpushimin e dakordësuar mes Iranit dhe SHBA-së u shphreh: “Njoftimi për një përshkallëzim të pakufishëm. që u artikulua publikisht ditët e fundit, është shmangur për momentin.”

Vetëm pas një pyetjeje nga gazetarët, Merz u prononcua lidhur me deklaratat e forta në ultimatumin e presidentit amerikan Trump ndaj Iranit. Merz shtoi se çfarë përshtypjeje i kishte lënë vërejtja drastike e Trumpit: “Unë besoj se ai vetë nuk ka qenë i mendimit se një vend si Irani mund të zhduket plotësisht. Sipas bindjes sime të fortë,  nuk do të kishte arritur deri këtu. Kjo ishte pjesë e strategjisë së tij në trajtimin e Iranit.”

Kritika edhe ndaj Izraelit

Ndërsa mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara mbizotëron një armëpushim, sado i brishtë, Izraeli vazhdon të godasë objektiva në Liban. Edhe në këtë çështje u ndal kancelari, duke thënë se kjo e mbush me shqetësim të madh: “Ashpërsia me të cilën Izraeli po zhvillon luftën atje mund ta çojë në dështim të gjithë procesin e paqes. Dhe kjo nuk duhet të ndodhë.”

Që të mërkurën pas Pashkëve, Merz pati publikuar një deklaratë të shkurtër me e-mail, në të cilën shprehej pozitivisht për marrëveshjen e parë mbi një armëpushim mes SHBA‑së dhe Iranit. Ai theksoi se Gjermania do të kontribuojë “në mënyrën e duhur” për të garantuar lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit. Çfarë nënkuptohej saktësisht me këtë, kancelari nuk e sqaroi më tej.

Merz: Pjesëmarrje gjermane vetëm me mandat ndërkombëtar

Në konferencën për shtyp të enjten, Merz ishte vetëm pak më konkret lidhur me angazhimin gjerman: “I kam thënë dje sërish presidentit Trump, gjatë bisedës sonë telefonike, se jemi të gatshëm të ndihmojmë pas arritjes së një marrëveshjeje paqeje, për shembull duke siguruar kalimin nëpër Ngushticën e Hormuzit,” tha ai. Por edhe Trump e di këtë, theksoi Merz: “për Gjermaninë është e rëndësishme që për një angazhim të tillë të ekzistojë një mandat ndërkombëtar, idealisht nga Këshilli i Sigurimit i OKB‑së. Përveç kësaj, është i domosdoshëm edhe një vendim i Bundestagut gjerman.”/dw

Nga Kategoria

Bota

Putin shpall armëpushim të përkohshëm me rastin e Pashkëve Ortodokse, reagon Zelensky!

10 Prill, 2026
Bota

Melania Trump kërkon t’i japë fund ‘gënjeshtrave’, mohon çdo lidhje me Epstein: Nuk jam viktimë e tij, s’më ka njohur ai me Donald Trump

10 Prill, 2026
Bota

Bisedimet SHBA-Iran në Pakistan/ Pjesëmarrja iraniane e pasigurt për shkak të sulmeve në Liban

10 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

10 Prill, 2026

Putin shpall armëpushim të përkohshëm me rastin e Pashkëve Ortodokse, reagon Zelensky!

10 Prill, 2026

Melania Trump kërkon t’i japë fund ‘gënjeshtrave’, mohon çdo lidhje me Epstein: Nuk jam viktimë e tij, s’më ka njohur ai me Donald Trump

10 Prill, 2026

Bisedimet SHBA-Iran në Pakistan/ Pjesëmarrja iraniane e pasigurt për shkak të sulmeve në Liban

10 Prill, 2026
Parashikimi i motit për këtë të diel: kushte të favorshme atmosferike

Parashikimi i motit për ditën e sotme, si do të luhaten temperaturat

10 Prill, 2026

“Kjo e premte sjell shumë detyra”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

10 Prill, 2026

Khamenei mesazh Trumpit dhe Izraelit: Kompensim të dëmeve, ne nuk heqim dorë

9 Prill, 2026

OBSH: Spitalet libaneze mund të mbeten pa furnizime të rëndësishme mjekësore brenda ditësh

9 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.