Një mjet tip camper në pronësi të një turisti francez është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Vlorë. Mësohet se mjeti është djegur në zonën e Zvërnecit.
Paraprakisht mësohet se mjeti ka qenë i parkuar kur flakët shpërthyen në të.
Shkaqet kryesore lidhen me një shkëndijë elektrike. Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 19:55, në Zvërnec, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një shkëndije elektrike, një furgon i parkuar (camper), në pronësi të shtetasit francez A. D.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.