• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 23 Gusht, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

“Meritoni të gjithë vlerësimin për betejën në sport”/ Rama i bën thirrje presidentit të KOKSH-it: Të fusim në shkolla shahun dhe mundjen

9 Janar, 2025
tek Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e mbrëmjes gala për sportistët shqiptarë në arenën ndërkombëtare për vitin 2024.

Në fjalën e tij, Rama falënderoi presidentin e Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Yllin dhe i bëri thirrje për tyë zgjeruar gamën e sporteve në shkolla, duke shtuar sporte si shahu, mundja, peshëngritja etj.

“Ishte vërtet nder dhe kënaqësi që mu dha mundësia t’i dorëzoj këtë trofe të ceremonisë së përvitshme të Komitetit Olimpik një vajzë e të re, një çiklisteje shqiptare që stërvitet në Itali, por përfaqëson vendin thonë dhe është një nga premtimet e mëdha të gjeneratës së sportistëve, e cila nën shembullin historik të Elezit dhe Federatës që ai drejton, edhe të nxitur nga xhelozia për skuadrën e kampionëve që Elezi ka, janë duke u shfaqur në disa disiplina.

Lexo edhe:

Shpërthim i fuqishëm në një industri në Luiziana, evakuohen banorët

Biberona për të rritur? Trendi i fundit që ka ‘pushtuar’ Kinën, psikologët dhe dentistët ngrenë alarmin

Përtej shakasë, që është gjysma e vërtetës, dua të bëj një kompliment për kryetarin e Komitetit Olimpik, duke kapërcyer konfliktin e interesit që kam, si një shok qysh nga koha e sportit, por për hir të së vërtetës, më shumë se shok, Fidelin (Yllin) e kam pasur idhull sepse ishte një kampion që kishte një famë të madhe në botën e sportit dhe në botën e femrave, edhe rreshtonte vit pas viti titujt e kampionit, duke na bërë të gjithë të çuditeshim, që kur i shikonim, nuk ishte si mundësit e tjerë, por i shtrinte në tokë ata që ishin më të mëdhenj se ai.

Unë kam qenë shumë i prekur pozitivisht, kur presidenti i të gjithë Komiteteve, Thomash Bach, më ka shprehur konsiderata të jashtëzakonshme për Komitetin Olimpik Shqiptar. Pavarësish se është një komitet shumë i vogël, është dalluar sipas fjalëve të tij dhe unë e kuptoj shumë mirë se pse për një sërë inovacionesh që ka sjellë, qoftë me lëvizjen e madhe të shkollave, qoftë edhe së fundmi, që nuk kishte si të ndodhte ndryshe, këtë dyqanin e komitetit për veshjet sportive, që janë vërtet të nivelit të lartë dhe kam besim se do sjellë të ardhura.

Prandaj unë sot nuk iu përgjigja kërkesës së Fidelit të vija me papion, por edha kështu sepse kam dhe atletet e Komitetit Olimpik, që si ekspert atletesh që jam, do na sjellin shumë fat.

Do ju kërkoj ndjesë nëse harroj ndokënd, por të gjithë që jeni këtu meritoni të gjithë vlerësimin dhe të gjithë respektin e mirënjohjen për të gjithë kontributin tuaj në betejën sportive, qoftë si trajner, qoftë si staf mbështetës, apo dhe qoftë si staf teknik i federatave. Këtë mbështetje të veçantë që ne i kemi sjellë sportit do e çojmë më tutje.

Kam parë ato bilancet e rezultateve që më ka sjellë Fideli, janë shumë kampionë në moshat e reja, që premtojnë më shumë kampionë në vitet në vijim, që është një hall më vete për buxhetin, sepse kemi marrë përsipër mbështetje specifike për kampionët, por të jeni të sigurt që ne do të qëndrojmë në këmbë me dinjitet për të gjithë sportistët elitar.

Ndërkohë do i bëja thirrje Fidelit që në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, të zgjerojë hapësirat sportive në shkolla. Nuk mjafton basketbolli dhe volejbolli, por të fusim dhe sportet e tjera. Janë të domosdoshme dhe na duhet një organizim që të kemi sa më parë në shkolla shahun, mundjen, peshëngritjen, të gjitha ato disiplina që edhe në rastin e këtyre sporteve, nuk do nxjerrin sportistë që do fitojnë kampionate, por do të shtojnë vlerën edukative dhe peshën e sportit në jetën e më të rinjve duke i ndihmuar që të ndërgjegjësohen më shumë në ato sporte që kanë prirje. Kështu që i dashur Fidel na duhet ta zgjerojmë gamën e sporteve në shkolla dhe ne jemi gati ta mbështesim KOKSH-in.

Nuk dua të zgjatem më tutje, sepse u bë një fjalim pak sa i gjatë dhe unë nuk e kam zakon, por dua t’iu falënderoj”, tha Rama.

Tags: edi ramafidel yllikoksh

Nga Kategoria

Bota

Shpërthim i fuqishëm në një industri në Luiziana, evakuohen banorët

23 Gusht, 2025
Bota

Biberona për të rritur? Trendi i fundit që ka ‘pushtuar’ Kinën, psikologët dhe dentistët ngrenë alarmin

23 Gusht, 2025
Kryesore

I shtrirë në tokë dhe me pranga, momenti i arrestimit të shqiptarit që vrau gruan: S’jam penduar, e meritonte

23 Gusht, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Shpërthim i fuqishëm në një industri në Luiziana, evakuohen banorët

23 Gusht, 2025

Biberona për të rritur? Trendi i fundit që ka ‘pushtuar’ Kinën, psikologët dhe dentistët ngrenë alarmin

23 Gusht, 2025

I shtrirë në tokë dhe me pranga, momenti i arrestimit të shqiptarit që vrau gruan: S’jam penduar, e meritonte

23 Gusht, 2025

Festa që u kthye në tragjedi! Arturi me familjen po festonin datëlindjen e djalit

23 Gusht, 2025
Screenshot

Vetëm 30% e njerëzve në botë përdorin letër higjienike

23 Gusht, 2025

Rama ndan ngushëllimet për Artur Zhejin: Lamtumirë mik kohësh të tjera

23 Gusht, 2025

Pësoi arrest kardiak teksa po festonte ditëlindjen e djalit, reagime të shumta nga media dhe politika për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit

23 Gusht, 2025

Vullkani Kilauea shpërthen sërish në Hawaii, spektakël llave pa rrezik për banesat

23 Gusht, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.