• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Megaoperacioni i SPAK/ Si importohej kokaina e fshehur në ‘lëkurat e kafshëve” ! Sekuestrohen 48 ton të papërpunuara

16 Nëntor, 2024
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

SPAK ka zbuluar ditën e sotme se kanë arritur të zbërthejnë aktivitetin e një rrjeti kriminal ndërkombëtar të cilët trafikonin lëndën narkotike kokainë në Shqipëri dhe Europë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Lënda narkotike sipas SPAK vinte nga Amerika Latine, dhe ajo importohej në Shqipëri e fshehur në lëkurën e kafshëve (gjethi) dhe më pas trajtohej me kimikate në laboratorin e kokainës në Qerekë të Fushë-Krujës.

Lexo edhe:

Dasma që bëri xhiron e rrjetit, nusja nuk mban dot kilogramët me ar, avokati e mbulon me florinj nga koka te këmbët

Edhe RENEA! 1 300 efektivë do jenë sot në terren për protestën e PD-së

SPAK bën më dije se ka sekuestruar rreth 48 ton “lekurë gjethi”, ndërkohë që lënë narkotike të përpunuar ka arritur të sekuestrojë rreth 6 kilogram.

Në njoftim bëhet me dije se në Shqipëri lënda narkotike ishte e maskuar dhe kontaminuar, pas ekspertët e përpunimit që ishin shtetas të huaj, dy venezuelase dhe një kolumbian e përpunonin dhe e bënin gati për tregtim edhe në vendet e Europës.

NJOFTIMI  I SPAK

Prokuroria e Posaçme njofton se në kuadër të procedimit penal nr. 141/1 të vitit 2023  ka zbardhur një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të lëndës narkotike të llojit “kokainë” nga vendet e Amerikës Latine, e kontaminuar dhe më pas e përpunuar dhe trafikuar në Shqipëri dhe në  tregun evropian.

 Ky hetim deri tani ka çuar në arrestimin e shtatë shtetasve shqiptarë dhe tre shtetasve nga Amerika Latine si dhe në zbulimin dhe sekuestrimin e një laboratori të sofistikuar për përpunimin e kokainës, i vendosur në fshatin Qerekë, Fushë Krujë. Po ashtu, janë identifikuar ambiente ndihmëse në Tiranë dhe Durrës. Janë sekuestruar gjithashtu sasi të konsiderueshme materiali të papërpunuara ku dyshohet se është përzier dhe fshehur lëndë narkotike, sasi kokaine, përzierës kimikë, objekte të specializuara për fshehjen e drogës, pajisje laboratorike, shuma parash dhe mjete transporti të përdorura për veprimtarinë kriminale.

Ky hetim intensiv, i zhvilluar për më shumë se një vit, është udhëhequr tërësisht nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme dhe hetuesit e BKH-së, të cilët kanë përdorur një gamë të gjerë të teknikave  të posaçme të hetimit. Bashkëpunimi i ngushtë me agjencitë ligjzbatuese vendase dhe të huaja ka qenë kyç për avancimin e këtij operacioni të rëndësishëm kundër trafikut  ndërkombëtar të drogës.

Të arrestuarit janë:

Shtetas shqiptar:

  1. G.S., 42 vjeç, banues në Tiranë
  2. K.B., 40 vjeç, banues në Tiranë
  3. A.Ç., 37 vjeç, banues në Tiranë
  4. E.S., 25 vjeç, banues në Krujë
  5. A.Z., 37 vjeç, banues në Tiranë
  6. I.A.,  51 vjeç, banues në Shkodër
  7. B.H.,  57 vjeç, banues në Durrës

Shtetas të huaj:

  1. H.L.N., 41 vjeç, shtetas kolumbian
  2. J.R.V., 35 vjeç, shtetas venezuelian
  3. S.A.S., 42 vjeç, shtetas venezuelian

 Provat e sekuestruara përfshijnë:

  • Material të papërpunuar prej 48 tonësh (rreth 850 lëkurë gjedhi) ku dyshohet se fshihet lëndë narkotike, të importuara nga Amerika Latine në shtator dhe nëntor 2024;
  • 6.1 kg lëndë narkotike e dyshuar si kokainë;
  • 36,270 euro, 357,046 lekë të reja dhe 57 milionë peso kolumbiane (afërsisht 12, 200 euro);
  • 89.5 kg përzierës të ngurtë dhe 50 kg solucion të lëngshëm për përgatitjen e kokainës;
  • Pajisje për ngritjen e laboratorëve, si presa, axheton, epruveta qelqi, preparate kimike, mikrovalë, qese paketimi, dhe llampa nxehtësie;
  • 22 telefona celularë, 2 laptopë, 7 karta banke dhe 17 karta SIM;
  • 3 automjete të markave të ndryshme dhe dokumente të tjera të rëndësishme.

 Tipologjia e grupit kriminal

Nga të dhënat hetimore, rezulton se ky grup vepron si një rrjet ndërkombëtar kriminal, duke bashkëpunuar me organizata kriminale në Amerikën Latine për të trafikuar kokainën drejt Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian. Në vend, ata përdornin një laborator dhe ambiente ndihmese për ekstraktimin e drogës nga “lëkurë gjedhi të kriposur”, përpunimin e saj përpara se ajo të trafikohej në tregjet e destinuara. Struktura e grupit përfshinte shtetas nga disa qytete të vendit, role të mirë përcaktuara, duke përfshirë financues, transportues, përpunues, dhe shpërndarës.

Ky rrjet shfaqte një bashkëpunim efikas mes ekspertëve të huaj me përvojë dhe elementëve lokalë të mirë-organizuar, duke krijuar një mekanizëm funksional dhe shumëdimensional të aktivitetit kriminal.

Një nga aspektet më të veçanta të këtij rrjeti ishte përfshirja e ekspertëve nga Amerika Latine. Kolumbianët dhe venezuelianët, të njohur për ekspertizën e tyre të thelluar në trajtimin dhe përpunimin e kokainës, ishin “ekspertët” që garantonin suksesin teknik të operacionit. Aftësia e tyre për të ekstraktuar kokainën nga materiale organike, si “lëkurat e bagëtive” e kthente drogën e papërpunuar në një produkt të gatshëm, të cilësisë së lartë, për tregun shqiptar dhe atë evropian. Ky bashkëpunim tregon jo vetëm përmasën ndërkombëtare të grupit, por edhe synimet e tij për të operuar në nivele të larta të organizimit dhe përdorimin e teknologjisë së avancuar në përpunimin e drogës.

Laboratori i ngritur në Qerekë të Fushë Krujës dhe ambientet ndihmëse në Tiranë dhe Durrës, ishin vendosur në pika strategjike të infrastrukturës kombëtare. Pranë aeroportit më të madh të vendit, dhe portit të Durrësit, këto zona vështirësonin monitorimin nga ajri prej agjencive ligjzbatuese, dhe nga ana tjetër lehtësonin transportin e shpejtë të drogës dhe përzierësve kimike, duke siguruar një qasje të shpejtë në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Përzgjedhja e këtyre lokacioneve tregon qartazi një planifikim të kujdesshëm, ku distanca e afërt me nyjet kryesore të logjistikës kombëtare ishte një faktor kyç për funksionimin pa ndërprerje të këtij rrjeti kriminal.

Rrjeti operonte në mënyrë të sinkronizuar, me çdo hallkë të përcaktuar në mënyrë të detajuar. Ekspertët e huaj përqendroheshin në proceset teknike të përpunimit, duke shfrytëzuar aftësitë e tyre për të ngritur laboratorë të përpunimit të drogës. Ndërkohë, financuesit shqiptarë siguronin investimet, pajisjet dhe përbërësit kimikë. Transportuesit dhe përpunuesit lokalë luanin rolin e tyre për të siguruar lëvizjen e sigurt të drogës dhe pajisjeve, ndërsa shpërndarësit kishin detyrën për ta futur drogën në tregjet e destinuara.

Shuma e madhe e parave e vënë në dispozicion të financimit të këtij aktiviteti, pajisjet teknologjike dhe mjetet e përpunimit të drogës tregojnë për nivelin e lartë të organizimit dhe burimeve financiare të këtij grupi kriminal.

Në analizën e brendshme të deritanishme të këtij hetimi, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, e konsideron atë si një moment kyç në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri:

“Ky hetim është dëshmi e qartë se SPAK është i përkushtuar për të ndjekur dhe goditur rrjetet kriminale që kërcënojnë sigurinë dhe drejtësinë në vendin tonë. Suksesi i deritanishëm i këtij procedimi penal tregon se bashkëpunimi ndërkombëtar dhe ekspertiza e brendshme janë çelësi për rezultate konkrete.”

Ndërkohë, prokurori i çështjes, Adnan Xholi, theksoi rëndësinë e përdorimit të mjeteve të posaçme të hetimit në zbardhjen e këtij rrjeti:

“Ky hetim na ka treguar një model të ri dhe kompleks të trafikut ndërkombëtar të drogës, ku ekspertiza e huaj kombinohet me elementët lokalë për të ngritur një sistem të integruar kriminal. Goditja e këtij rrjeti është një sinjal i fortë për të gjithë ata që mendojnë se mund të operojnë të pandëshkuar.”

Një falënderim i veçantë shkon për partnerët tanë vendas dhe të huaj, Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm  Durrës dhe Drejtorinë e Policisë së Shtetit për profesionalizmin e treguar gjatë fazës së arrestimit në flagrancë, sekuestrimin e provave materiale dhe produkteve të aktivitetit kriminal.

Nga Kategoria

Bota

Dasma që bëri xhiron e rrjetit, nusja nuk mban dot kilogramët me ar, avokati e mbulon me florinj nga koka te këmbët

22 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Edhe RENEA! 1 300 efektivë do jenë sot në terren për protestën e PD-së

22 Dhjetor, 2025
Spiropali pritet në Shkup nga homologu Mucunski: Mbështetje dhe angazhimi për avancimin e procesit europian.
Kryesore

Spiropali pritet në Shkup nga homologu Mucunski: Mbështetje dhe angazhimi për avancimin e procesit europian.

22 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Dasma që bëri xhiron e rrjetit, nusja nuk mban dot kilogramët me ar, avokati e mbulon me florinj nga koka te këmbët

22 Dhjetor, 2025
Themelorja shpall vendimin për zgjedhjen e kryetarit të KPM-së si të paligjshëm

Themelorja shpall vendimin për zgjedhjen e kryetarit të KPM-së si të paligjshëm

22 Dhjetor, 2025

Video. Informacionet më të fundit | 22 Dhjetor 2025 – Mëngjesi

22 Dhjetor, 2025

Edhe RENEA! 1 300 efektivë do jenë sot në terren për protestën e PD-së

22 Dhjetor, 2025
Spiropali pritet në Shkup nga homologu Mucunski: Mbështetje dhe angazhimi për avancimin e procesit europian.

Spiropali pritet në Shkup nga homologu Mucunski: Mbështetje dhe angazhimi për avancimin e procesit europian.

22 Dhjetor, 2025

“Kontakthof”: Greqia rikthen Pina Bausch në Teatrin e Saj Kombëtar

22 Dhjetor, 2025

‘Me fermerët në BE’, Rama: Tregu evropian sfidë e pamundur nëse nuk jeni gati! Mbi 67 mijë fermerë sot marrin mbështetje

22 Dhjetor, 2025
“Për fat të keq, duhet t’i shpreh mirënjohje një demokrate”, thotë Rama për rektorin e Bujqësorit: As ai, as unë nuk kemi më flokë, kemi vetëm…

“Për fat të keq, duhet t’i shpreh mirënjohje një demokrate”, thotë Rama për rektorin e Bujqësorit: As ai, as unë nuk kemi më flokë, kemi vetëm…

22 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.