• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 9 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Mediat britanike jehonë deklaratave të Ramës nga Londra: Kryeministri shqiptar na përmblodhi Brexit, kritikoi Farage dhe ironizoi Braverman

26 Tetor, 2025
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Mediat britanike i kanë bërë ‘jehonë’ deklaratave të Edi Ramës nga Londra.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“The London Economic” shkruan se kryeministri i Shqipërisë ka bërë një përmbledhje dhe ka mbajtur një qëndrim të ashpër për Brexit, ndërsa ka kritikuar edhe “teatralitetin” e Nigel Farage-it.

“Gjatë një vizite në Chatham House për një samit për të adresuar trafikimin përmes Ballkanit, Edi Rama vlerësoi qeverinë e Keir Starmer për progresin në luftën kundër emigracionit të paligjshëm.

Lexo edhe:

Plagosje me armë zjarri në Tiranë

Berisha zbulon orën dhe vendin e protestës së radhës: Nuk duhet të ndalemi

Udhëheqësi shqiptar tha se bashkëpunimi kundër krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm po funksionon në një “mënyrë fantastike” që ai beson se është gjithashtu “e qëndrueshme”, shkruan nga ana tjetër tabloidi “Mirror”.

Sipas“The London Economic”, Rama theksoi se është e lehtë për njerëz si Farage të jenë kritikë, duke thënë: Kemi parë më shumë se një herë se puna e qeverisë është diçka krejtësisht e ndryshme nga poezia e opozitës.

Ai e etiketoi udhëheqësin e Reformës një “pasqyrë problemesh që ka njëfarë kapaciteti teatral për të qenë tërheqës”.

Rama, shton më tej media britanike, dha një përmbledhje ‘të fortë’ të ndikimit që Brexit ka pasur në Mbretërinë e Bashkuar.

Pjesë nga shkrimi i “The London Economic”:

Duke iu referuar ironisë së Brexit-it që shitet si një mënyrë për të kontrolluar imigracionin, por që në fakt ka efektin e kundërt, ai tha: Disa i quajnë ato varka të vogla, disa i quajnë varka të Brexit-it. Dhe dikush pyet veten pse e latë Evropën. Ju u larguat nga Evropa sepse donit më pak anije, dhe keni më shumë anije. E latë Evropën sepse donit më shumë investime. Keni më pak investime. E latë Evropën sepse donit më shumë lumturi. Tani jeni në depresion.

Rama gjithashtu sulmoi ish-sekretaren e brendshme, Suella Braverman, për komentet e mëparshme që ajo bëri për shqiptarët.

Gjatë kohës së saj në qeveri, Braverman kishte thënë se Partia Laburiste do të “lejonte të gjithë kriminelët shqiptarë të vinin në këtë vend”.

Duke iu referuar komenteve, Rama tha se ishte ende i zemëruar me Braverman, përpara se të nxirrte në pah rënien e saj duke pyetur: Meqë ra fjala, ku është ajo?

“Mbaje mend, e di, mos u ngatërro me shqiptarët sepse nëse të mallkojnë, thjesht zhdukesh”, shtoi ai.

Tags: edi ramalonder

Nga Kategoria

Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Tiranë

9 Mars, 2026
Aktualitet

Berisha zbulon orën dhe vendin e protestës së radhës: Nuk duhet të ndalemi

9 Mars, 2026
Bota

Franca dërgon anijet luftarake në Mesdhe dhe paralajmëron Iranin

9 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Plagosje me armë zjarri në Tiranë

9 Mars, 2026

Berisha zbulon orën dhe vendin e protestës së radhës: Nuk duhet të ndalemi

9 Mars, 2026

Franca dërgon anijet luftarake në Mesdhe dhe paralajmëron Iranin

9 Mars, 2026

Shiu i përzier me naftë në Iran, OBSH ngre alarmin: Ka pasoja të rënda shëndetësore

9 Mars, 2026

Projekti 5.1 milionë euro, SPAK blen paisjen e teknologjisë së lartë të përgjimit ‘IMSI Catcher’

9 Mars, 2026

Gledis Nano thyen heshtjen, flet për shkarkimin: S’mund të pranoja padrejtësinë

9 Mars, 2026

Berisha: PS do përdorë Ballukun si mburojë, për të mbuluar vjedhjet e Ramës

9 Mars, 2026

Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e Vjosa Osmanit, reagon Vetëvendosje

9 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.