• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 24 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Media britanike: Shqipëria mes pesë destinacioneve për të vizituar në 2025

28 Dhjetor, 2024
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Plazhe me rërë të bardhë, ujëra bruz dhe temperatura tropikale – nuk është çudi që Maldivet janë një nga destinacionet më të dëshirueshme të pushimeve në botë, shkruan Ellie Hutchings në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Metro”.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Por, destinacionet parajsore kushtojnë, dhe në rastin e këtij destinacioni të Azisë Jugore, çmimet janë shumë të larta. Një javë në një vilë mbi ujë kushton të paktën 2000 paund gjatë pikut të sezonit, i cili zgjat nga dhjetori deri në prill.

Gjithashtu, kohët e fundit fluturimet drejt Maldiveve janë shtrenjtuar – që do të thotë se pasagjerët e klasit ekonomik do të tarifohen me 40 paund vetëm për t’u larguar nga shteti arkipelag.

Lexo edhe:

Aksion në një LOKAL të përshtatur për organizimin e LOJËRAVE të FATIT, arrestohet një person!

Analiza e DW: A do të përfundojë lufta pas bisedimeve ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë?

Vendi ishullor është në rrugën e duhur për të arritur qëllimin e tij për të regjistruar një shifër rekord prej dy milionë turistësh në vitin 2024, ndërsa ai përballet me krizën klimatike.

Rritja e nivelit të detit kërcënon t’i bëjë ishujt të pabanueshëm, që do të thotë se plazhet e bukura, mund të zhduken së shpejti në thellësitë e Oqeanit Indian.

Për të mbrojtur ekosistemin dhe për të mos sforcuar buxhetin tuaj, “Metro” ju rekomandon destinacionet më të mira – të ngjashme me Maldivet – perfekte për turistët që kërkojnë çmime të përballueshme që nuk bëjnë kompromis me bukurinë.

Nga brigjet evropiane te ishujt e largët, këto “arratisje” ofrojnë pamje spektakolare me kosto më të ulëta se Maldivet.

Shqipëria
Shqipëria është quajtur “Maldivet e Evropës”, ​​falë plazheve me rërë të bardhë dhe ujërave pastra kristal përgjatë Rivierës së saj.

Vendi i vogël mesdhetar po zbulohet nga një numër në rritje turistësh që po vërshojnë në rajon.

Akomodimi luksoz është i disponueshëm me një kosto të përballueshme krahasuar me vendpushimet e njohura evropiane.

Apartamentet buzë plazhit mund të merren me qira për më pak se 20 paund nata, ndërsa një vakt i plotë me pije kushton rreth 15 paund.

Fluturimet për në Shqipëri janë gjithashtu jashtëzakonisht të përballueshme. Kompania ajrore “Ryanair” ofron fluturime drejt Tiranës për vetëm 30 paund për një udhëtim kthimi.

E zbuluar përmes videove në TikTok me ujërat e kristalta dhe rërën e bardhë të ndritshme, Shqipëria ofron një shije të stilit të jetesës së Maldiveve, një klimë mesdhetare me temperatura maksimale prej 30 gradë Celcius gjatë muajve të verës.

Riviera Shqiptare është gjithashtu shtëpia e produkteve të shkëlqyera të detit dhe e shumë vendeve kulturore, si vendbanimi historik i Linit – që thuhet se është fshati më i vjetër i banuar i Evropës – dhe Gjirokastra, një qytet malor dhe vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Për të shijuar perëndimin e bukur të diellit mbi detin Jon, vizitoni Kalanë e Lëkurësit pranë Sarandës, ku mund të zbuloni pamjen e bukur të qytetit.

E përditshmja britanike “Metro” ka renditur pesë destinacionet spektakolare bregdetare që janë më të lira se Maldivet:

1-Shqipëria
2-Malta
3-Tajlandë
4-Bali, Indonezi
5-Korfuz, Greqi

Tags: Turizem

Nga Kategoria

Aktualitet

Aksion në një LOKAL të përshtatur për organizimin e LOJËRAVE të FATIT, arrestohet një person!

24 Janar, 2026
Analiza e DW: A do të përfundojë lufta pas bisedimeve ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë?
Aktualitet

Analiza e DW: A do të përfundojë lufta pas bisedimeve ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë?

24 Janar, 2026
Kokaina dhe bastet sportive në bar/ Pronari arrestohet, 14 të tjerë ndëshkohen për mosnjoftim të krimit.
Aktualitet

Kokaina dhe bastet sportive në bar/ Pronari arrestohet, 14 të tjerë ndëshkohen për mosnjoftim të krimit.

24 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Aksion në një LOKAL të përshtatur për organizimin e LOJËRAVE të FATIT, arrestohet një person!

24 Janar, 2026
Analiza e DW: A do të përfundojë lufta pas bisedimeve ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë?

Analiza e DW: A do të përfundojë lufta pas bisedimeve ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë?

24 Janar, 2026

Benjamin Sesko duket se është humbësi kryesor i Man Utd me stilin e ri të Michael Carrick – por aftësitë e trajnerit në marrëdhëniet me lojtarët mund të ndihmojnë karrierën e sulmuesit të blerë për 74 milionë funte pas një periudhe të vështirë nën Ruben Amorim.

24 Janar, 2026
Kokaina dhe bastet sportive në bar/ Pronari arrestohet, 14 të tjerë ndëshkohen për mosnjoftim të krimit.

Kokaina dhe bastet sportive në bar/ Pronari arrestohet, 14 të tjerë ndëshkohen për mosnjoftim të krimit.

24 Janar, 2026

E TRISHTË/ Tirana në ZI, ndërron JETË tragjikisht VAJZA e futbollistit bardheblu!

24 Janar, 2026

Chelsea nuk mund të përballojë një tjetër hap prapa duke shitur Enzo Fernandez, përkundër interesit tërheqës nga Real Madrid.

24 Janar, 2026
Shpërthim në një fabrikë kokainë në Kolumbi, 9 të vdekur dhe 10 të plagosur

Shpërthim në një fabrikë kokainë në Kolumbi, 9 të vdekur dhe 10 të plagosur

24 Janar, 2026
Tragjedia në Australi: Një djalosh 12-vjeçar humb jetën pas sulmit të peshkaqenit gjatë notit me shokët, pas një jave në spital.

Tragjedia në Australi: Një djalosh 12-vjeçar humb jetën pas sulmit të peshkaqenit gjatë notit me shokët, pas një jave në spital.

24 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In