Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët, pasi në automjetin që kishte marrë me qira u gjetën 68 doza kokainë të gatshme për shpërndarje në qytet.
Sipas autoriteteve italiane, i riu u ndalua nga karabinierët e njësisë operative dhe patrullës së automjeteve të blinduara, pasi u vu re duke lëvizur në zonën e Borgo Rivo.
Gjatë vëzhgimit, ai mori në automjet një grua, e cila zbriti pas pak minutash, çka ngriti dyshimet e forcave të rendit.
Pas ndalimit të makinës, një Mini Cooper e marrë me qira, karabinierët kryen një kontroll të detajuar. Edhe pse 23-vjeçari deklaroi se ishte student dhe se nuk kishte asgjë për të fshehur, kontrolli vijoi dhe pas çmontimit të një paneli të automjetit u gjetën 46 gramë kokainë, të ndara në 68 doza, të cilat u sekuestruan.
I riu, i cili rezultonte të ishte në Itali me vizë turistike, u arrestua dhe u paraqit për gjykim të menjëhershëm. Gjyqtari konfirmoi arrestimin, por vendosi lirimin e tij me masë ndalimi qëndrimi në provincën e Ternit.










