Operacioni federal në Charlotte shkakton protesta dhe tensione politike
Më shumë se 250 persona janë arrestuar në Charlotte, Karolinën e Veriut, në kuadër të masave të Presidentit Donald Trump kundër imigracionit të paligjshëm.
Zyrtarët e Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS) deklaruan se të arrestuarit janë persona me precedentë penalë dhe anëtarë bandash.
Charlotte është bërë qyteti më i fundit që përballet me operacione federale, pas Çikagos dhe Los Angelesit.
Ligjvënësit lokalë dhe banorët kanë protestuar ndaj ndërhyrjes, të quajtur nga qeveria “Operacioni Web-i i Charlotte”.
Guvernatori demokrat, Josh Stein, akuzoi se njerëzit po targetohen në bazë të racës.
Ai tha se agjentë të armatosur e të maskuar po përdorin makina pa shenja për të ndaluar qytetarë amerikanë.
“Kjo nuk na bën më të sigurt,” theksoi ai.
Kryetarja e qytetit, Vi Lyles, kërkoi që agjentët federalë të veprojnë me respekt ndaj komunitetit.
Ajo lavdëroi protestat masive kundër operacionit dhe shprehu shqetësim për sjelljen e agjentëve.
“Për ata që ndihen të frikësuar: nuk jeni vetëm,” u shpreh Lyles.
DHS nuk ka sqaruar se sa do të zgjasin operacionet.
Në Çikago, masat e nisura në nëntor vazhdojnë ende.
Disa emigrantë në Charlotte po qëndrojnë të mbyllur nëpër shtëpi nga frika e ndalimeve federale.
Guvernatori Stein paralajmëroi se operacioni mund të shtrihet edhe në Raleigh.
Ai kërkoi që agjentët federalë të synojnë kriminelët e dhunshëm, jo njerëzit e zakonshëm të komunitetit.









