• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 16 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

“Më rrahu shefi i komisariatit”/ Policia pas denoncimit të qytetarit: E goditi vetë me kokë murin

29 Korrik, 2025
tek Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shtetit ka reaguar pas denoncimit të qytetarit Emirion Mandreja, i cili në një intervistë për mediat, pretendonte se ishte dhunuar nga efektivët e komisariatit të Rrëshenit, mes tyre dhe ish shefi i komisariatit Klodian Kondi, teksa bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më shumë se një vit më parë.

Autoritetet policore pranojnë prezencën e ish-shefit të komisariatit të Mirditës Klodian Kondi, por pretendojnë se Emirion Mandreja, pasi është ndaluar nga efektivët, ka refuzuar tëu japë mjetin e identifikimit, duke u përgjigjur me sjellje verbale agresive.

Sipas Policisë, ky ka qenë dhe shkaku pse ai është shoqëruar për në komisariat, ku sërish ka reaguar me dhunë, duke kërcënuar dhe ofenduar efektivët. Ndërkohë, Policia pretendon se Mandreja e ka goditur vetë me kokë murin, teksa ka goditur edhe tavolinën.

Lexo edhe:

Berisha i bën një tjetër goditje Metës, këtu janë tre deputetët që bashkohen me PL për të krijuar grupin parlamentar.

Projektvendimi miratohet, kryetarët e komisioneve parlamentare zgjidhen, PD-ja nuk merr pjesë në seancë

Në reagim thuhet se pas ngjarjes, kryekomisari Klodian Kondi ka depozituar kallzim për goditje për shkak të detyrës dhe Emirion Mandreja është arrestuar për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Po ashtu, thuhet se edhe pamjet filmike të shoqërimit të tij i janë dorëzuar Agjencisë së Mbrojtjes Civile.

Reagim i Policisë së Shtetit

Në lidhje me deklarimet publike të shtetasit A. (E.) M., të bëra në një intervistë mediatike, Policia e Shtetit ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik mbi rrethanat konkrete të ngjarjes së përmendur prej tij, duke u mbështetur vetëm në dokumentimin ligjor dhe provat e administruara nga organet kompetente.

Më datë 17.01.2024, rreth orës 14:45, gjatë një kontrolli në terren në qytetin e Rrëshenit, Shefi i Komisariatit të Policisë Mirditë në atë kohë, Kryekomisar Klodian Kondi, në bashkëpunim me Shefin e Rendit dhe Specialistin për Krimet, ndaluan për verifikim një automjet që drejtohej nga shtetasi A.(E) M. Punonjësit e Policisë u prezantuan dhe i kërkuan drejtuesit të mjetit të paraqiste dokumentin e identifikimit.

Shtetasi në fjalë refuzoi kategorikisht të zbatonte kërkesën ligjore, duke mbajtur një qëndrim sfidues dhe provokues, të shoqëruar me sjellje verbale agresive. Për shkak të kësaj sjelljeje, u mor masa e shoqërimit të tij në ambientet e Komisariatit, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe procedurat standarde.

Në ambientet e brendshme të Komisariatit, shtetasi A. (E) M. reagoi me dhunë fizike, fillimisht duke ofenduar dhe kërcënuar punonjësit e Policisë, e më pas duke tentuar të godasë me grusht Shefin e Komisariatit, Kryekomisar Klodian Kondi, si dhe duke e goditur atë me shkelm në pjesën e gjymtyrëve, në prani të disa punonjësve të tjerë.

Gjatë përpjekjeve për ta neutralizuar, shtetasi A.(E) M. kreu edhe veprime të dhunshme ndaj vetes, duke goditur me kokë murin dhe tavolinën në zyrën e Oficerit të Rojës, në prani të punonjësve të tjerë të Policisë. Këto veprime janë dokumentuar dhe përfshirë në dosjen hetimore.

Menjëherë pas ngjarjes, Kryekomisar Klodian Kondi depozitoi kallëzim penal për goditjen për shkak të detyrës dhe kanosjen ndaj tij. Deklarime të njëjta janë dhënë edhe nga punonjësit e tjerë të pranishëm, ndaj të cilëve shtetasi A. (E) M. ka ushtruar dhunë fizike dhe verbale.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi A. (E) M. u arrestua nga Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Lezhës, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Pamjet filmike të momentit të shoqërimit dhe qëndrimit në ambientet e Komisariatit janë vënë në dispozicion edhe të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), e cila ka marrë në shqyrtim edhe kallëzimin e mëvonshëm të bërë nga vetë shtetasi A.(E) M.

Aktualisht, çështja ndaj shtetasit A.(E) M. është në proces gjykimi pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.

Kryekomisar Klodian Kondi është thirrur për të dëshmuar në cilësinë e të dëmtuarit, së bashku me punonjësit e tjerë të Policisë që kanë qenë të pranishëm në momentin e ngjarjes.

Policia e Shtetit është e vendosur të zbatojë ligjin me profesionalizëm dhe paanshmëri, duke mbrojtur të drejtat e çdo qytetari, por njëkohësisht edhe dinjitetin, sigurinë dhe integritetin e punonjësve të saj, të cilët ushtrojnë detyrën në situata shpesh të vështira dhe përballë reagimeve të dhunshme.

Nga Kategoria

Berisha i bën një tjetër goditje Metës, këtu janë tre deputetët që bashkohen me PL për të krijuar grupin parlamentar.
Lajme

Berisha i bën një tjetër goditje Metës, këtu janë tre deputetët që bashkohen me PL për të krijuar grupin parlamentar.

16 Shtator, 2025
Projektvendimi miratohet, kryetarët e komisioneve parlamentare zgjidhen, PD-ja nuk merr pjesë në seancë
Lajme

Projektvendimi miratohet, kryetarët e komisioneve parlamentare zgjidhen, PD-ja nuk merr pjesë në seancë

16 Shtator, 2025
Aeroplan me tre pasagjerë përfundon në tokë pranë një shkolle të mesme në lindje të Torontos.
Lajme

Aeroplan me tre pasagjerë përfundon në tokë pranë një shkolle të mesme në lindje të Torontos.

16 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

“Çmenduri të mendojmë për udhëtimin” – Si Lee Nguyen, ish-lojtari i USMNT dhe i ligës vietnameze, ka qenë njëherë më i njohur se Lionel Messi.

16 Shtator, 2025

Gratë me COVID të gjatë mund të kenë periode më të gjata e më të rënda, zbulon një studim.

16 Shtator, 2025
“Bomba” nga Spanja: Barcelona in ignoron problemet financiare, po përgatit një ofertë të madhe për Erling Haaland.

“Bomba” nga Spanja: Barcelona in ignoron problemet financiare, po përgatit një ofertë të madhe për Erling Haaland.

16 Shtator, 2025
Berisha i bën një tjetër goditje Metës, këtu janë tre deputetët që bashkohen me PL për të krijuar grupin parlamentar.

Berisha i bën një tjetër goditje Metës, këtu janë tre deputetët që bashkohen me PL për të krijuar grupin parlamentar.

16 Shtator, 2025

Deani i ri Huijsen? Spanja synon të mposht Holandën dhe Belgjikën për mbrojtësin e Club Brugge me të ardhmen ndërkombëtare të pasigurt.

16 Shtator, 2025
Rubin mbi Qeverinë serbe: Kanë tentuar gjithnjë të hedhin fajin mbi UÇK-në për krimet e tyre.

Rubini për marrëveshjen e demilitarizimit: Britanikët dhe NATO donin nënshkrimin e Thaçit.

16 Shtator, 2025

Gjykatësi hedh poshtë akuzën për terrorizëm ndaj Mangione për vrasjen e drejtorit të Shëndetësisë, por akuzat për vrasje qëndrojnë në këmbë. Mangione e ka mohuar fajësinë për disa akuza vrasjeje, përfshirë vrasjen si akt terrorizmi, në vrasjen e Brian Thompson, drejtorit të UnitedHealthcare më 4 Dhjetor 2024.

16 Shtator, 2025
“Netanyahu, lidhje ideologjike me Hitlerin”/ Erdogan sulmon liderin izraelit: Do të përfundojë si udhëheqësi nazist.

“Netanyahu, lidhje ideologjike me Hitlerin”/ Erdogan sulmon liderin izraelit: Do të përfundojë si udhëheqësi nazist.

16 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.