Janë publikuar pamjet e arrestimit të presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro nga forcat amerikane të “Delta Force”.
Sipas pamjeve të bëra publike nga vetë presidenti ameriken, Donald Trump, Maduro shihet brenda një helikopteri, me pranga në duar. Ai mban veshur rroba me ngjyrë të çelët dhe është ulur, i shoqëruar nga persona të veshur me uniforma kamuflazhi.
Publikimi i fotos vjen në vazhdën e zhvillimeve të forta politike dhe ushtarake që kanë pasuar operacionin amerikan në Karakas, i cili ka tronditur skenën politike në Venezuelë dhe më gjerë.











