Një vajzë 17-vjeçare në Vlorë ka humbur jetën si pasojë e një plage të shkaktuar nga arma e zjarrit në kokë.
Ngjarja ka ndodhur sot pas mesdite, teksa rrethanat janë të paqarta.
Sipas korrenspondentit Armand Xhelili, e mitura nga Rromsi, u dërgua në spital nga vetë familjarët. Ajo mbërriti e plagosur në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë më pas.
Uniformat blu kanë nisur hetimet për këtë ngjarje.
Policia e Vlorës zyrtarisht njofton se dyshohet që 17-vjeçarja të jetë vetëplagosur.
“Sot, rreth orës 11:40, është paraqitur në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore, një shtetase e mitur 17 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në banesën e saj, në lagjen “Kushtrimi”. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, bën të ditur policia.